Politika 2025-10-31 09:41:00 Nga VNA

Erion Veliaj del nga qelia për herë të parë pas arrestimit, shfaqet në Gjykatën Kushtetuese

Ndaje në Whatsapp
Erion Veliaj del nga qelia për herë të parë pas arrestimit,

Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë sot qelinë e paraburgimit për herë të parë që prej 10 shkurtit, ditës kur u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Veliaj u transportua me furgonin e Drejtorisë së Burgjeve nga paraburgimi i Durrësit drejt Tiranës, nën masa të rrepta sigurie. Ai mbërriti në ambientet e Gjykatës Kushtetuese pak para orës 9:00 të mëngjesit, ku do të shqyrtohet ankimi i tij kundër vendimit për shkarkimin nga detyra si kryebashkiak i Tiranës.

Në hyrje të godinës së gjykatës, Veliaj u shfaq me pranga, por i qetë dhe i qeshur, ndërsa për një moment iu drejtua gazetarëve të pranishëm përpara se të hynte në sallën e seancës.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news