Politika 2025-10-30 17:51:00 Nga VNA

Lulzim Basha në SPAK për një çështje nën hetim, nuk jep detaje, por paralajmëron konferencë

Ndaje në Whatsapp
Lulzim Basha në SPAK për një çështje nën hetim,

Lulzim Basha ka lënë ambientet e SPAK, një orë pasi hyri në Prokurorinë e Posaçme. Ish-kreu i Partisë Demokratike tha për gazetarët se ishte thirrur këtë të enjte në SPAK si një person në dijeni për një nga çështjet nën hetim.

Në një prononcim për mediat ai tha se ishte në cilësinë e personit që ka dijeni për një çështje nën hetim. "Nuk mund të jap detaje në lidhje me çështjen për shkak të sekretit të hetimit. Për çfarë bëhet fjalë duhet të pyesni në prokurori"- tha ish kreu i PD, duke paralajmëruar, ndër të tjera edhe një konferencë për shtyp së shpejti për informacione të tjera. 

Sipas burimeve mësohet se Basha, ka shkuar në SPAK për të dhënë shpjegime si person në dijeni lidhur me demonstratën e dhunshme të 21 janarit 2011, gjatë së cilës u vranë.

Basha ka qenë ministër i Brendshëm në kohën kur ndodhi ngjarja e rëndë, e cila nuk u zbardh asnjëherë plotësisht. SPAK vendosi fillimisht të mos fillojë procedimin penal mbi bazën e kallëzimit të të vejës së Aleks Nikës. Por Gjykata e Lartë, pasi shqyrtoi çështjen, vendosi ta urdhërojë Prokurorinë e Posaçme të hetojë rastin. Strasburgu ndërkohë e ka konsideruar 21 janarin si krim shtetëror.

Para godinës së Kryeministrisë u vranë Hekuran Deda, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika. Për vrasjen e Myrtajt dhe Veizit janë dënuar me dënime të lehta ish-kreu i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, dhe ish-gardisti Agim Llupo.

Vrasjet e Nikës dhe Dedës vijojnë të mbeten pa autor. SPAK po heton rolin e zyrtarëve të lartë dhe se kush dha urdhrin të qëllohej mbi protestuesit më 21 janar.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news