Politika 2026-03-19 19:13:00 Nga VNA

Enea dhe përpjekja e tij për tu hedhur hi syve besimtarëve me Xhaminë e Shijakut

Ndaje në Whatsapp

Enea dhe përpjekja e tij për tu hedhur hi syve besimtarëve me

Ministri i ri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka vendosur të debutojë jo me projekte rrugore, por me një "zbulesë" teologjiko-financiare.

Në një përpjekje për t’u dukur pranë besimtarëve në prag të Bajramit, Ministri bëri deklaratën e komplikuar siç duket në këtë foto, ku në vend që t'u fliste besimtarëve myslimanë për një "dhuratë" në ditën e Bajramit, ju foli për "të premten e fundit të muajit të Ramazanit".

Më tej, deklarata merr nota komike kur flitet për "marrëveshjen e Rindërtimit". Ministri e prezanton si një nismë qeveritare, por në fjalinë pasardhëse pranon se fondet vijnë nga donacionet e besimtarëve.
Pyetja që lind natyrshëm: Nëse xhaminë po e paguajnë besimtarët nga xhepi i tyre, çfarë po "prezanton" ekzaktësisht qeveria?

E vërteta e fshehur pas kësaj kakofonie është sa banale, aq edhe tipike: Qeveria nuk po jep asnjë qindarkë. "Marrëveshja" e bujshme është thjesht një procedurë teknike për heqjen e TVSH-së për materialet e ndërtimit. Pra, shteti thjesht ka vendosur të mos marrë pjesën e vet nga paratë që besimtarët kanë mbledhur me mund.
Të shesësh heqjen e taksave (që është detyrim ligjor në raste të tilla) si një "akt simbolik rindërtimi" në prag feste, është maja e cinizmit politik.

Shijaku do ta ketë xhaminë e tij, por falë besimtarëve, jo falë "mrekullive" me TVSH-në e ministrisë

Enea dhe përpjekja e tij për tu hedhur hi syve besimtarëve me

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news