Politika 2025-09-26 13:34:00 Nga VNA

Denoncimet për “Arubën”/ Berisha kërkon dorëheqjen e Ramës, ruan ende besimin te SPAK

Ndaje në Whatsapp
Denoncimet për “Arubën”/ Berisha kërkon

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli sot në një konferencë për mediat ku foli për herë të dytë mbi çështjen e ashtuquajtur “Aruba”. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe disa ministra të tij për lidhje me grupe kriminale të trafikut të drogës.

Berisha kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të Ramës, duke paralajmëruar se në të kundërt do të depozitojë padi në SPAK. Megjithëse e sulmon dhe e anatemon në çdo dalje publike, dhe e ka quajtur “vegël të Ramës”, kreu i PD duket se ende ruan besimin tek ky institucion.

“Në Arubas, aty e kanë vendin bosët e drogës. Mjaft zëra janë se delegacionin e ka kryesuar Edi Rama. Në charter thuhet se kanë qenë ministra. Agjencitë i dinë se kush janë. Rama duhet të japë dorëheqje, si person i rrezikshëm, bashkëpunëtor i organizatave të narkotrafikut. Charteri u nis nga Tirana. Nëse nuk jep dorëheqjen, do të ketë një padi në SPAK. Por do të shohim ligjet ndërkombëtare për shpalljen e karteleve si organizata kriminale nëse mund të bëeht padi dhe në Gjykatën ndërkombëtare”, tha Berisha.

Ndërkohë, kreu i opozitës dha sinjale se PD po nis përgatitjet për zgjedhjet e mundshme në Bashkinë e Tiranës. Sfida kryesore mbetet përzgjedhja e kandidatit që do të përballet me Ogerta Manastirliun. Sipas tij, është ngritur një grup pune i përbërë nga Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti, të cilët do të diskutojnë dhe negociojnë me forcat e tjera opozitare për një kandidat të përbashkët.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news