Politika 2025-11-03 10:22:00 Nga VNA

Bujar Leskaj: Dorëheqje si drejtues politik dhe angazhim për dorëzimin e mandatit – PD të ristrukturohet nga baza deri te kryetari

Ndaje në Whatsapp
Bujar Leskaj: Dorëheqje si drejtues politik dhe angazhim për

 

Pas raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR që certifikon devijimet e rënda në zgjedhjet e 11 majit dhe ndërhyrjen e pushtetit në procesin demokratik, deputeti i Partisë Demokratike Bujar Leskaj ka bërë publike hapat konkretë që ka ndërmarrë dhe që kërkon të ndiqen brenda PD-së, si pjesë e një procesi reflektimi dhe përgjegjësie politike.

Leskaj konfirmon se menjëherë pas zgjedhjeve ka dhënë dorëheqjen si drejtues politik të qarkut Vlorë, duke e cilësuar këtë një akt detyrimi moral dhe politik përballë rezultatit elektoral. Ai bën të ditur se pas dy vitesh do të lërë mandatin e deputetit, duke ia kaluar kandidatit pasardhës në listë, si pjesë e modelit të qarkullimit elitar dhe hapjes së PD-së ndaj energjive të reja.

Në qëndrimin e tij, Leskaj thekson se e njëjta përgjegjësi duhet të kërkohet nga të gjithë drejtuesit politikë të PD-së:
ata që nuk fituan në qarqet e tyre duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të largohen, për t’i hapur rrugën profileve të reja politike që gëzojnë mbështetje në terren.

Sipas tij, ky nuk është thjesht moment deklarimesh, por i reformimeve të thella dhe konkrete. Prandaj, Leskaj kërkon që PD të ristrukturohet në çdo qelizë të saj — nga baza deri te kryetari, duke rikthyer frymën e Rithemelimit, transparencën, llogaridhënien dhe votën e anëtarësisë si themel të demokracisë së brendshme.

“Ky është momenti i përgjegjësisë. Pa qarkullim të vërtetë, pa hapje, pa llogaridhënie dhe pa reformim të plotë nga dega te kryetari, PD nuk mund të rikthehet si forcë shprese dhe besimi për qytetarët,” nënvizon Leskaj.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news