Politika 2026-02-16 10:42:00 Nga VNA

Berisha paralajmëron Ramën pas ndryshimeve për imunitetin e ministrave: Do paguash çmimin më të shtrenjtë!

Ndaje në Whatsapp
Berisha paralajmëron Ramën pas ndryshimeve për imunitetin e

Kreu i PD-së, Sali Berisha, u paraqit këtë të hënë në SPAK për të zbatuar masën e detyrimit të paraqitjes.

Pasi PS prezantoi ndryshimet ligjore sa i përket imunitetit të zyrtarëve të lartë shtetërorë, Kreu i PD Sali Berisha ka paralajmëruar se kryeministri Rama do të paguajë çmimin më të rëndë.

“Ky është akti më i rëndë dhe kriminal e poshtërues ndaj qytetarëve shqiptarë, që Rama guxon të marrrë. Me këtë akt të pa shembullt Rama u thotë shqiptarëve se personalisht ai dhe organizata e tij kriominale qendrojnë mbi ligjin, mbi çdo gjë tjetër në këtë vend dhe nuk mund të hetohen. Do ju vjedhin e ju kanë vjedhur. Ky është morali dhe e vërteta e këtij amendamenti që ata paraqesin sot. Kjo është goditja më e rëndë që i bëjnë aspiratave të shqiptarëve, shtetit ligjor dhe mbrojtja më e rëndë e sistemit të korrupsionit që kanë vendosur. Pas anulimit me ligj të këtij funksioni të Prokurorisë Speciale, prokurorëve nuk i mbetet gjë tjetër veç imuniteti, që tashmë i mbetet në dorë Ramës." tha Berisha

Në deklaratën për media, Berisha u shpreh se ndaj tij është urdhëruar një hetim 30-vjeçar, duke mos ndalur akuzat ndaj Dumanit.

Këtu keni një listë kërkesash të firmosura nga Altin Troplini për të gjitha, 16 institucione për të hetuar Berishën dhe mbesat e tij dhe 4 vite para lindjes së tyre. Pa asnjë lidhje, vetëm në kërkim të zbatimit të urdhrit të Ramës. Brenda një dite kanë dërguar hetim në 16 kërkesa, hetim 30 vjeçar. Kjo nuk ka lidhje me dosjen që ta theksojmë”, tha ai.

Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se Prokuroria e posaçme ka pyetur disa persona në lidhje me burimin e të ardhurave me të cilat është blerë nafta që sipas tij është përdorur për organizimin e Foltores.

“Thërrasin njerëz dhe pyesin, ku e mori naftën Berisha kur bënte foltoren? Kjo ka lidhje me dosjen Partizani. Kraja dhe Dumani kanë futur në hetim naftën që ka përdorur Berisha, deputet për të bërë Foltoret. Mund t’ju them shumë raste të tjera që kanë thirrur Ledinën që në 203 e kanë pyetur nga i more paratë e stilolapsave që bleve për fushatë?”, tha ai.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news