Politika 2026-01-17 19:31:00 Nga VNA

Berisha nga Foltorja e Laprakës: Ligjin e barazisë gjinore do ta shfuqizojmë sepse tenton shkatërrimin e familjes tradicionale

Ndaje në Whatsapp
Berisha nga Foltorja e Laprakës: Ligjin e barazisë gjinore do ta

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë dëgjesave të Foltores së PD në Laprakë, deklaroi se opozita hyn këtë janar në vitin e 13-të të përballjes me atë që ai e cilësoi si një regjim antishqiptar, duke e akuzuar qeverinë se ka shkaktuar një tkurrje të paprecedentë të popullsisë në vetëm një dekadë.

“Ne hyjmë këtë janar në vitin e 13 të opozitës, në vitin e 13 të përballjes me një regjim në radhë të parë antishqiptar. Një regjim që, më shumë se çdo regjim tjetër në historinë kombëtare, pakësoi shqiptarët në 10 vite më shumë se çdo epidemi, më shumë se çdo luftë apo pushtim”, u shpreh Berisha.

Gjatë takimit me mbështetësit, një qytetare ngriti shqetësimin për ligjin e barazisë gjinore, i cili prej muajsh ka qenë objekt debatesh të forta politike brenda dhe jashtë parlamentit. Berisha i dha të drejtë shqetësimit të saj, duke deklaruar se Partia Demokratike ka qenë kundër këtij ligji që në miratimin e tij.

Sipas Berishës, ligji i barazisë gjinore synon shkatërrimin e familjes tradicionale dhe përbën një kërcënim për vlerat themelore të shoqërisë shqiptare. Ai premtoi se shfuqizimi i këtij ligji do të jetë veprimi i parë i PD-së sapo opozita të vijë në pushtet.

“Ligji i parë që do të rrëzojmë është ai për barazinë gjinore. Këta duan të shuajnë familjen. Do ta çojmë edhe në Gjykatën Kushtetuese, edhe pse e dimë se ata nuk do ta pranojnë”, deklaroi Berisha.

Kreu i PD shtoi se opozita do të kërkojë edhe zhvillimin e një referendumi për këtë çështje, duke theksuar se ligji nuk do të pranohet në asnjë formë. Ai e krahasoi atë me ideologji ekstreme, duke thënë se synon të zhdukë familjen tradicionale.

“Do të kërkojmë edhe referendum. Nuk e pranojmë. Këta duan ta bëjnë më keq se teoria e Karl Marksit, duan ta zhdukin fare familjen tradicionale. Por ne nuk do ta lejojmë dhe sapo të vijmë në pushtet do ta shfuqizojmë atë ligj”, përfundoi Berisha.

Video

Momentet e para të rikthimit të energjisë elektrike mbrëmë në QSUT, pas minutave të errësirës që krijuan ankth dhe pasiguri në godinat ku funksionojnë shërbime jetike.

Lëre oqeanin Evis. Rregullo dritat në QSUT.

Ish kreu Bashkisë Kavajë, Elvis Roshi, tashmë zyrtarisht i pandehur, është paraqitur sot në SPAK i shoqëruar nga avokati. Roshit iu komunikua akuza për “shpërdorim detyre,” pas një kallëzimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për parregullsi në tenderat gjatë periudhës së tij në krye të Bashkisë së Kavajës. https://www.vna.al/kronika/ish-kryebashkiaku-i-kavajes-elvis-roshi-paraqitet-ne-prokurorine-e-posac-i19092

Presidenti rus Vladimir Putin mori pjesë në festimet për Ditën e Epifanisë Ortodokse më 19 janar, një ditë që përkujton pagëzimin e Jezusit në lumin Jordan. Sipas traditës ortodokse ruse, besimtarët duhet të zhytën tre herë nën ujë, duke simbolizuar Trinisë së Shenjtë. Festimet u zhvilluan në ambiente të hapura me temperatura të ulëta, ku presidenti mori pjesë në ceremoninë fetare si pjesë e përkujtimit të kësaj dite të shenjtë. Dita e Epifanisë është një nga ngjarjet më të rëndësishme të kalendarit ortodoks, duke pasqyruar traditat dhe ritualet që praktikohen gjerësisht nga besimtarët rusë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news