Politika 2026-04-02 13:06:00 Nga VNA

Berisha kërkon ndërhyrjen e NATO pas paralajmërimit amerikan për sulme në Shqipëri

Ndaje në Whatsapp
Berisha kërkon ndërhyrjen e NATO pas paralajmërimit amerikan

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane në Tiranë mbi rrezikun e mundshëm të sulmeve në vend, duke kërkuar përforcimin e mbrojtjes ajrore nga NATO.

Në një prononcim për mediat nga Shkodra, Berisha u shpreh se paralajmërimi nuk mund të jetë pa bazë dhe duhet marrë seriozisht nga institucionet shqiptare. Ai bëri thirrje që Aleanca e Atlantikut të Veriut të garantojë mbrojtjen kundërajrore të Shqipërisë, duke e krahasuar këtë me mbështetjen që, sipas tij, NATO i jep vendeve të tjera

“Thirrja që lëshon ambasada amerikane një muaj pas luftës në Gji, absolutisht nuk është pa substrat. Nuk është pa substrat, nuk mund të jetë ajo.
A është Shqipëria në një armiqësi me Iranin, kjo nuk diskutohet, nuk fshihet.
Tani cili është qëndrimi ynë? Unë i bëj thirrje Aleancës së Atlantikut të Veriut, ashtu siç po mbron Turqinë, të na garantojë mbrojtjen kundërajrore nga aktet e tyre.
Kurse për aktet e brendshme, duhet që forcat e rendit të garantojnë rendin dhe qetësinë.
Këtu është gjëja më e domosdoshme.
Por të krahasosh ato me protestat e opozitës, je i sëmurë, ke psikologjinë e Ajatollahëve.
Dhe unë u them turp të kenë që nxjerrin një vlerësim të atillë.
Nuk lëshohet një paralajmërim pa një bazë. Kjo është e sigurt.
A ka Shqipëria mbrojtje nga NATO? Po, çdo vend i NATO-s, hapësira ajrore e Shqipërisë është hapësirë e NATO-s dhe të sigurt jemi se NATO do na mbrojë.
Kjo nuk do thotë se NATO do na mbrojë në tokë, këtu duhet të jenë shqiptarët vetë që të kenë vëmendje”, tha ai.
Ai shtoi se hapësira ajrore e Shqipërisë është e mbrojtur nga NATO, por mbrojtja në tokë mbetet përgjegjësi e shqiptarëve vetë.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news