Opinion 2026-01-09 08:19:00 Nga VNA

Ja perse u permbyt Durresi!

Ndaje në Whatsapp
Ja perse u permbyt Durresi!

Ing. Ardian Zhamo

Hidrovori i zhvendosur është një çmenduri inxhinierike, e denjë për hetim. Kush e dha urdhrin? Cili inxhinier e projektoi? Kush dhe pse u ndërtua duke i ditur pasojat?

Hidrovori i Porto Romanos është ndërtuar mbi bazën e një studimi shkencor, duke përcaktuar pikën më të ulët të basenit ujëmbledhës të gjithë sipërfaqes.

Në këtë basen, kur nuk ka reshje, përllogariten rreth 10 milionë m³ ujë. Kuota e ujit në hidrovor duhet të jetë në këtë periudhë -3.90 m nga niveli i detit, që do të thotë se, kur niveli fillon të rritet, pompat hyjnë me radhë në punë, me një sistem të komanduar sipas ngritjes së nivelit të ujit, i cili mban në tërheqje dhe shtytje të gjithë sasinë e ujit që vjen në hidrovor.

Hidrovori është llogaritur të largojë ujërat e Durrësit (ujërat e zeza) dhe ato të shiut.

Ky hidrovor përcjell ujërat e të gjithë kanaleve sekondare (14 të tilla) dhe terciare (me qindra). Kanali i ujërave të larta i qytetit transporton ujërat e kodrës në Porto Romano direkt në det, jo në hidrovor.

Kanali i ujërave të larta që shkarkon te Kovalishenca grumbullon ujërat nga Xhafzotaj, në Nish Tulla e Plepa, dhe derdhet në det.

– Kanalet sekondare nuk përcjellin ujë, sepse janë të bllokuara nga gëlqerë, dhera dhe tombino të ndërtuara nga persona të paautorizuar.

– Kanalet sekondare, në shumicën e rasteve, nuk ekzistojnë më.

Hidrovori i zhvendosur është një çmenduri inxhinierike, e denjë për hetim. Kush e dha urdhrin? Cili inxhinier e projektoi? Kush dhe pse u ndërtua duke i ditur pasojat? Etj, etj.

Pikat nevralgjike ku uji duhet të vërshojë në kanale dhe jo në shtëpi:

– Kanali te karburanti, te Ura e Dalanit, nga kanal me prerje tërthore 16 m² ka përfunduar në një kanal me dy tuba me diametër 800 mm – një “hinkë”. Ky kanal përcjell ujërat e plazhit në pjesën pas hekurudhës.

– Kanali pas shkollës “Beqir Çela”, është i bllokuar totalisht. Ky kanal përcillte ujërat e Shkozetit nga lagjja e Gjykatës së Apelit deri në qendër të Shkozetit; pjesa tjetër nga qendra shkarkon te Ura e Dalanit.

– Kanali që kalon përpara Oficinës së Marmitave: Kjo copë kanali, me tuba me diametër 2000 mm në një gjatësi rreth 60 m, ka çeduar, duke zvogëluar me rreth 70% tërheqjen e ujit dhe, si pasojë, kjo zonë përmbytet edhe me shiun më të vogël.

Zgjidhja është:

Pastrimi periodik i të gjithë rrjetit kullues, i cili duhet të jetë i gatshëm çdo datë 1 tetor të çdo viti.

Rivënia në punë urgjentisht e ish-hidrovori, duke investuar në rritjen e kapaciteteve.

Ndalimi, me masa administrative dhe penale, i hedhjes së mbeturinave dhe i bllokimit të kanaleve pa autorizim, etj.

VO

Njerëz, natyra ka ndryshuar dhe pasojat po i ndjeni drejtpërdrejt. Mos i bllokoni kanalet me plehra. Mos ndërtoni mbi kanale. Pastroni secili mjedisin tuaj dhe përreth.

Sot, kanalet dhe lumenjtë janë shndërruar në një pisllëk të paparë.
Siç thotë një mik imi: “Ku ka kallama, ka fukarallëk”.

Lexo gjithashtu

Video

U.S. Central Command ka publikuar pamje nga një operacion ushtarak në Detin Karaibe, ku forcat e Shtetet e Bashkuara goditën një anije të dyshuar për trafik droge. Sipas njoftimit, tre persona të dyshuar si pjesë e trafikut të drogës u vranë gjatë operacionit.

Një grua në Filipine përjetoi një moment të rrallë teksa po bënte fotografi nën ujë, kur një peshkaqen balenë iu afrua papritur dhe e preku lehtë në krah. Momenti, i filmuar dhe i shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, ka tërhequr vëmendje. Ekspertët thonë se kjo specie është e padëmshme për njerëzit, por rekomandojnë ruajtjen e distancës dhe respektimin e jetës së egër.

Nuk është faji këtij që është anonim por s’ka mbetur askush tjetër

Qëllo edhe njëherë po ta mbajti

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news