Opinion 2026-04-01 12:53:00 Nga VNA

Fieri e di që Balluku vjedh Lushnjën

Ndaje në Whatsapp

Fieri e di që Balluku vjedh Lushnjën

Nga Agim Xhafka

Kur pashë plot fierakë që pritën me gaz e hare të akuzuarën për vjedhje e korrupsion, Belinda Ballukun, së pari u trondita. Kemi ndërtuar një shoqëri që vesin e quan virtyt, vjedhjen e harron në se ai ose ajo që e kryen është jona. U kthyem pra 40 vite prapa, ato mote kur Shqipëria qe ndarë në “NE” dhe “ATA”. Njësoj dhe sot. Qeveria sillet e dashur, e dhimbsur me ata që jo vetëm i japin votën, por që i japin dhe oksigjenin që krimi të jetojë i qetë. Të planifikojë grabitjen e copave të atdheut dhe kundërshtarët të shihen si armiq. Të intimidohen, të dënohen dhe të detyrohen të braktisin atdheun.

Belinda në Fier u prit si hyjnesha e mirësisë, e begatisë, e humanizmit dhe e krenarisë. Turpi më zuri dhe mua që shihja ato pamje. Ata që e pritën hapnin krahët, përqafoheshin dhe ishin kaq në lumturi sa nuk ka psikolog në botë të shpjegojë sjellje të tilla.

Ka muaj që një organ kushtetues, SPAK-u, i ngritur me vullnetin socialist, siç mburret Rama, akuzon Ballukun për shumë vepra penale. Kaq prova ka sa kërkoi arrestimin e saj, madje u theksua se me aq dëme që i ka sjellë shtetit duhet dënuar me 35 vite burg. Por Palloshi, siç vetë Balluku e quan Ramën, nuk qe dakort dhe me 73 veglat e tij në kuvend nuk lejoi arrestin. Kaq bëri me bujë, me mburrje dhe mburrje. Por populli ndërkohë më shumë i beson SPAK-ut, jo nga që Rama është rrenacak pa cak, por sepse gjithë investimet në rrugë që ideoi dhe pagoi ministria e Belindës u vidhisën, ikën në drejtim të zhdukjes së miliarda eurove.

Kur pashë pritjen që i bënë Ballukut ndjeva dhe dhimbje për popullin atje. Që lufton e robërohet, që emigron e djersin për bukën e gojës. E di që fierakët janë të majtë në shumicë, kryeqyteti i socialistëve e quan qytetin Balluku, por në ndërgjegje duhet të bëjnë pyetjen:

-A duhet pritur si triumfatore një hajdute?

Shkurt kjo zonjë ka futur duart në taksat e shqiptarëve. Pasi populli i ka paguar që ato t’i kthehen në shërbime, në rrugë, shkolla e kopshte, Belinda i përvetëson. E ndërkohë ne vazhdojmë të paguajmë taksa, Balluku vazhdon i ndan me shokët e miqtë e vet e të Ramës dhe populli ecën në rrugë me gropa e baltë, çon fëmijët në shkolla me katër turne dhe spitalet bëhen si haure bagëtish.

O fierak i ndershëm e punëtor. Mblidhe mendjen dhe mësoje e mësoje se Balluku vjedh Lushnjën e Fierin nuk e prek sipas jush? Na vjedh të gjithëve ore, të çdo qyteti e krahine. Por na shtohet më tepër dëshpërimi kur ju një grabitqare ju e prisni si shpëtimtare. Është e akuzuar, e provuar. E do Rama se i duhet, po ju njerëzit e thjeshtë pse e përqafoni? Pse?

Të përqafosh hajdutin veç në Shqipëri ndodh. Në Fier madje e filmojnë. Si një turp kolektiv.

Video

Te gjyqi me Ols Dadon janë të gjithë shëndoshë e mirë. Kur vjen puna te gjyqi me akuzat e SPAK sëmuren familjarisht…

Refik Buzi, 35 vjeç, ka liruar ish-partneren e tij, Rozalinda Plaka, disa orë pasi vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën. Policia dhe forcat RENEA e kanë rrethuar autorin dhe po negociojnë për dorëzimin e tij.

Erion Veliaj paraqitet personalisht në gjykatë, në shqyrtim padia kundër Ols Dados Veliaj kërkon rrëzimin e emërimit të Ols Dados, sot seanca vendimtare në Gjykatën Administrative

Një çift amerikan përjetoi momente paniku gjatë një vizite në Shpellën Blu në ishullin e Kaprit, Itali, pasi varka me të cilën po udhëtonin u përplas me një shkëmb dhe nisi të mbushej me ujë. Ngjarja ndodhi teksa 49-vjeçarja Sherina Welch dhe bashkëshorti i saj po festonin 25-vjetorin e martesës. Për shkak të incidentit dhe vështirësive në komunikim me varkëtarin, u desh ndërhyrja e një varke tjetër, e cila i nxori të dy turistët në burg.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news