Lifestyle 2026-05-05 20:10:00 Nga VNA

Mira Murati mes yjeve në Met Gala 2026, shqiptarja tërheq vëmendjen në mbrëmjen e madhe të modës

Ndaje në Whatsapp

Mira Murati mes yjeve në Met Gala 2026, shqiptarja tërheq

Në mesin e emrave më të njohur të skenës ndërkombëtare, edicioni i këtij viti i Met Gala ka pasur si protagoniste edhe një figurë shqiptare. Mira Murati, e njohur si një nga gratë më me ndikim në industrinë globale të teknologjisë, mori pjesë në eventin më prestigjioz të modës.

Murati, themeluese e kompanisë Thinking Machines dhe ish-drejtoreshë e teknologjisë në OpenAI, u shfaq në tapetin e kuq me një paraqitje elegante dhe të kuruar deri në detaj.


Ajo kishte zgjedhur një fustan të gjatë në ngjyrë të zezë, me prerje të ngushtë që theksonte linjat e saj trupore. Veshja karakterizohej nga një dekolte e theksuar në formë V dhe detaje dekorative në ngjyrë ari, që i shtonin shkëlqim dhe finesë pamjes së përgjithshme.

Prania e saj në këtë mbrëmje të rëndësishme konfirmon edhe një herë rritjen e profilit të figurave shqiptare në skenën ndërkombëtare, jo vetëm në teknologji, por edhe në evente të rëndësishme kulturore dhe artistike.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news