Kronika 2025-10-07 12:01:00 Nga VNA

Vrasja e gjyqtarit, avokatja tregon momentet e tmerrit tek Apeli

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e gjyqtarit, avokatja tregon momentet e tmerrit tek Apeli

Avokatja Brunilda Lika ndodhej në Gjykatën e Apelit kur u qëllua për vdekje gjyqtari Astrit Kalaja në një nga sallat e gjyqit. Në një reagim për mediat teksa mori pjesë në homazhe avokatja tregoi momentet e tmerrit.

“Isha e pranishme në Gjykatën e Apelit. Të humbasë një gjyqtar jetën teksa jep një vendim për Republikën e Shqipërisë, është akt i paprecedentë. Pash trembjen që ndodhi në ambiente te gjykatës. U grumbulluan në një hapësirë ku ne avokatët mblidhemi. Nuk pash asgjë pasi gjendja ishte tronditëse. Kur u bë kjo gjë, na kap paniku. Është akt i paprecedentë, vrasja e një gjyqtari brenda sallës së gjyqit. Nuk pash asgjë, pasi nuk isha e pranishme në ambientin e sallës”, tha avokatja.

Lexo gjithashtu

Video

Kolegjet e Bashkuara do të vendosin sot lidhur me ndryshimin e praktikës për caktimin e masave të sigurisë, një nismë e ndërmarrë nga kryetari Sokol Sadushi pas vënies në lëvizje nga një shtetas i akuzuar për çështje droge. Nisma e Sadushit po kritikohet gjerësisht pasi ka dyshime se kjo lëvizje do të pasjellë lirimin e zyrtarëve të lartë të akuzuar nga SPAK për korrupsion, sikurse është Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës.

Papa Leo XIV zhvilloi një takim miqësor në Sheshin e Shën Pjetrit, ku priti ekipin e basketbollit Harlem Globetrotters. Gjatë takimit, atmosfera ishte e çlirët dhe simbolike, duke theksuar rolin e sportit si një mjet për afrimin e kulturave dhe promovimin e mesazheve pozitive.

Gazetari Mohammed Washah është vrarë në Gaza si pasojë e një sulmi ajror izraelit që goditi automjetin e tij. Al Jazeera konfirmoi vdekjen, ndërsa autoritetet izraelite nuk kanë dhënë ende detaje të plota mbi incidentin. Më herët, Izraeli kishte ngritur akuza ndaj gazetarit për lidhje të dyshuara, të cilat janë mohuar.

Ti nuk numëron veten, se po ta numëroje do ishin 13 milion. Hy e dil.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news