Kronika 2025-12-02 09:13:00 Nga VNA

Vrasja e biznesmenit Mëhalla, dy të arrestuar: ortaku dhe roja e karburantit. Një i tretë në kërkim

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e biznesmenit Mëhalla, dy të arrestuar: ortaku dhe roja e

Policia arreston dy persona të dyshuar për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla, njëri prej të cilëve është ortaku i tij.

Personi i dytë i arrestuar është roja i karburantit, i cili dyshohet për akuzën e pengimit që pengojnë zbardhjen e së vërtetës. Një person i tretë është shpallur në kërkim. Naldo Gjoni, që u shoqërua mbrëmjen e djeshme pasi kishte drejtuar makinën që u përdor në vrasje, vijon të jetë ende i shoqëruar në polici.

Biznesmeni, Mondi Mehalla ka marrë dy plumba në kokë. Ai është qëlluar ndërsa ndodhej në makinë në biznesin e tij. Viktima njihet me dy emra Edmond Hyka ose Mondi Mahalla 43 vjeç.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news