Kronika 2026-05-16 11:50:00 Nga VNA

VNA nën sulm kibernetik, bllokohet përkohësisht aksesi nga jashtë Shqipërisë

Ndaje në Whatsapp
VNA nën sulm kibernetik, bllokohet përkohësisht aksesi nga

Të nderuar ndjekës dhe vizitorë,

Dëshirojmë t’ju informojmë se faqja zyrtare e VNA aktualisht po përballet me një sulm të koordinuar kibernetik (cyber-attack) nga jashtë territorit të Shqipërisë.

Ky sulm ka nisur menjëherë pas publikimit të artikullit tonë të fundit lidhur me veprimtarinë dhe hetimet e SPAK ndaj një grupi të strukturuar kriminal.

Me qëllim mbrojtjen e infrastrukturës sonë mediatike dhe garantimin e sigurisë së platformës, jemi detyruar të ndërmarrim një masë teknike të përkohshme: bllokimin e aksesit dhe vizitave nga jashtë Shqipërisë.

U kërkojmë ndjesë të sinqertë të gjithë lexuesve dhe bashkatdhetarëve tanë në diasporë që aktualisht nuk mund të kenë akses në faqen tonë. Siguria e platformës dhe mbrojtja e fjalës së lirë mbeten prioriteti ynë kryesor.

Për këtë çështje kemi informuar edhe Prokurorinë e Posaçme, me qëllim identifikimin e autorëve të këtij sulmi kibernetik.

Pavarësisht vështirësive të orëve të fundit, VNA nuk do të ndalet së informuari. Përpjekjet për të mbyllur gojën e medias përmes presionit apo sulmeve të tilla janë sa të shëmtuara, aq edhe nxitëse për të vazhduar më fort punën tonë.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin, besimin dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme!

Lexo gjithashtu

Video

Te gjyqi me Ols Dadon janë të gjithë shëndoshë e mirë. Kur vjen puna te gjyqi me akuzat e SPAK sëmuren familjarisht…

Refik Buzi, 35 vjeç, ka liruar ish-partneren e tij, Rozalinda Plaka, disa orë pasi vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën. Policia dhe forcat RENEA e kanë rrethuar autorin dhe po negociojnë për dorëzimin e tij.

Erion Veliaj paraqitet personalisht në gjykatë, në shqyrtim padia kundër Ols Dados Veliaj kërkon rrëzimin e emërimit të Ols Dados, sot seanca vendimtare në Gjykatën Administrative

Një çift amerikan përjetoi momente paniku gjatë një vizite në Shpellën Blu në ishullin e Kaprit, Itali, pasi varka me të cilën po udhëtonin u përplas me një shkëmb dhe nisi të mbushej me ujë. Ngjarja ndodhi teksa 49-vjeçarja Sherina Welch dhe bashkëshorti i saj po festonin 25-vjetorin e martesës. Për shkak të incidentit dhe vështirësive në komunikim me varkëtarin, u desh ndërhyrja e një varke tjetër, e cila i nxori të dy turistët në burg.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news