Kronika 2026-04-15 10:38:00 Nga VNA

Prokuroria Tiranë sekuestron dhe bllokon 73 mln lekë llogari të 6 shoqërive

Ndaje në Whatsapp
Prokuroria Tiranë sekuestron dhe bllokon 73 mln lekë llogari të 6

Prokuroria Tiranë sekuestron dhe bllokon 73 mln lekë llogari të 6 shoqërive, të dyshuara për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me TVSH” dhe “Fshehja e të ardhurave

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë u vendosën sekuestro preventime dhe bllokim i menjëhershëm i llogarive bankare për gjashtë shoqëri me një total prej 73.051.436 lekë.

Nga hetimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, rezultoi se këto subjekte kanë përdorur fatura fiktive me qëllim shmangjen e detyrimeve tatimore.

Këto subjekte dyshohet se kanë qenë pjesë e një skeme të organizuar, ku janë lëshuar dhe përdorur fatura për punime dhe shërbime të pa kryera realisht, me qëllim përfitimin e padrejtë të TVSH-së dhe uljen e detyrimeve fiskale.

Për këtë arsye, u vendos sekuestro preventive dhe bllokim i menjëhershëm i llogarive bankare për disa shoqëri, me vlera të konsiderueshme monetare si më poshtë:

 

​•​“OLT-FLOR” shpk – në vlerën 6,479,834 lekë;

​•​“OLTI-Group” shpk – në vlerën 1,542,834 lekë;

​•​“ALBAVIA” shpk – në vlerën 23,056,593 lekë (TVSH + TF);

​•​“Kukës Chrome Minerals” shpk – në vlerën 24,570,607 lekë (TVSH + TF);

​•​“Troci 2005” shpk – në vlerën 10,521,085 lekë (TVSH + TF); dhe

​•​“STANDART” shpk – në vlerën 6,880,483 lekë (TVSH + TF).

 

Nga analiza financiare rezultoi se vlera e transaksioneve të dyshuara shkon mbi 73 milionë lekë, ndërsa dëmi i mundshëm ndaj buxhetit të shtetit lidhet me mosdeklarimin dhe shmangien e pagesës së tatimeve.

 

Në këtë fazë të procedimit, organet është urdhëruar:

​•​Sekuestrimin e llogarive bankare në disa banka të nivelit të dytë;

​•​Bllokimin e menjëhershëm të tyre për të parandaluar lëvizjen e fondeve;

​•​Vijimin e hetimeve për identifikimin e plotë të personave të përfshirë.

 

Hetimet vijojnë për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me TVSH” dhe “Fshehja e të ardhurave”, ndërsa nuk përjashtohet marrja e masave të tjera procedurale në vijim.

Video

Shqipëria ka pasur ministra Shëndetësie që e njihnin nga afër realitetin trishtues të sistemit dhe, megjithatë, dështuan ta ndryshonin atë. Çfarë mund të pritet atëherë nga një ministre si znj. Sala, e cila rikthehet pas 29 vitesh në atdhe për të ligjëruar mbi reforma me inteligjencë artificiale? E shfaqur si një "Lizë në botën e çudirave", ministrja duket se injoron faktin se shëndetësia shqiptare lëngon ende nga mungesat më elementare, radhët pa fund, mungesa e barnave bazë, infrastruktura mjerane dhe korrupsioni që mbetet normë. Kulmi i ironisë është se ajo preferon të ligjërojë për shëndetësinë shqiptare në konferenca ndërkombëtare dhe të japë intervista në anglisht për mediat e huaja. Dhe kjo nuk është rastësi, sepse sa herë që i duhet të flasë në shqip për sistemin që drejton, problemet dhe mosnjohja e realitetit i dallohen që në mënyrën se si artikulohet.

Situata vijon të mbetet kritike edhe në Itali, ku dhjetëra vatra zjarri janë ende aktive në rajonet e Siçilisë dhe Kalabrisë. Një zjarrfikës humbi jetën gjatë përpjekjeve për shuarjen e flakëve në Siçili, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për disa raste të dyshuara të zjarrvënies së qëllimshme.

Refit Buzi shkoi në banesën e ish-të fejuarës, vrau ish-vjehrrin, plagosi rëndë ish-vjehrrën dhe mori peng 24-vjeçaren. Pas rreth 7 orësh negociata me forcat RENEA, ai liroi ish-partneren, por refuzoi të dorëzohej. 35-vjeçari i dha fund jetës duke qëlluar veten me armë gjahu, ndërsa ish-vjehrra ndërroi jetë më vonë në spital si pasojë e plagëve. Familjarët thonë se autori nuk pranonte ndarjen dhe e kishte kërcënuar vazhdimisht ish-partneren, ndërsa rrethanat e plota të tragjedisë po hetohen.

Erion Braçe sfidoi Edi Ramën në mbledhjen me dyer të mbyllura, duke kundërshtuar votimin e anëtarëve të KPP-së pa diskutim paraprak. Debati u përshkallëzua, ndërsa Rama humbi durimin dhe iu drejtua Braçes me fjalë të ashpra. Pas përplasjes, kryeministri paralajmëroi deputetët socialistë se do të marrë masa ndaj zërave kritikë. Heshtja e Elisa Spiropalit dhe debati Rama–Braçe nxorën në pah tensionet brenda Partisë Socialiste.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news