Kronika 2026-04-15 09:28:00 Nga VNA

SPAK godet grupin e “Mir Pepës”, në pranga disa anëtarë – kreu në arrati jashtë vendit

Ndaje në Whatsapp
SPAK godet grupin e “Mir Pepës”, në pranga disa

SPAK godet grupin kriminal të Jetmir alias Mir Pepa, i Pepa Group.

Ai dyshohet si kreu i grupit të trafikut të drogës. Burimet thonë se ai nuk është arrestuar, pasi ndodhet jashtë vendit. Në pranga kanë përfunduar disa anëtarë të grupit të tij.

Emri i Pepës u bë mollë sherri mes vajzave të ekranit, ku motrat Antonela dhe Marinela Berisha goditën me gotë një blogere.

Pepa është njeriu që qëndron pas kompanisë së ndërtimit Pepa Group. Kjo kompani rezulton se ka marrë rreth 70 milionë euro para publike nga buxheti i shtetit.

SPAK ka lëshuar 11 urdhërarreste.

Video

Një situatë e pazakontë ka ndodhur mesditën e sotme përpara SPAK, ku një qytetare e revoltuar ka sfiduar sigurinë duke u hipur mbi kangjellat rrethuese të godinës. Gruaja tenton të hyjë me forcë brenda institucionit, duke kërkuar që të takohet me përfaqësues të SPAK. Mes britmave, qytetarja ka kërkuar një takim urgjent me prokurorin Klodian Braho për të denoncuar kryetaren e Bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara. Ajo pretendon se pronat e saj janë përvetësuar dhe vjedhur, duke e kthyer këtë akt dëshpërimi në një thirrje të hapur për drejtësi përballë asaj që ajo e quan korrupsion zyrtar.

Imagjino si do ishin po të mos luftonte ky për cilësinë e ndërtimeve.

Siç ka premtuar kryeministri, hapsirat publike janë liruar. Këto zjarrfikëset e reja janë pak obeze

Rrini të qetë… QSUT do të shkëlqejë dhe premtimi do të mbahet. Thjesht duhet të prisni dhe qindra vjet

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news