Rajoni 2026-03-23 12:32:00 Nga VNA

Ngjarja tragjike në Podujevë/ Ndërron jetë 31-vjeçarja pasi vrau ish-të dashurin dhe bashkëshorten e xhaxhait

Ndaje në Whatsapp

Ngjarja tragjike në Podujevë/ Ndërron jetë

Ngjarja e rëndë në Podujevë është thelluar, duke e çuar në tre numrin e viktimave. Sipas raportimeve të mediave në Kosovë, ka ndërruar jetë edhe autorja e dyshuar e krimit, 31-vjeçarja Ardita Gashi.

Dyshohet se pas vrasjes së 45-vjeçarit Iliaz Brahimi, 31-vjeçarja ka marrë peng bashkëshorten e xhaxhait të saj, të cilën e ka qëlluar me armë zjarri, përpara se të qëllonte edhe veten. 73-vjeçarja ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit në spital, ndërsa 31-vjeçarja nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Dyshohet se mes 31-vjeçares dhe 45-vjeçarit ka pasur një lidhje, megjithatë hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Ndërkohë, Prokuroria e Kosovës ka bërë të ditur se hetimet janë në vijim për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, ndërsa arma e zjarrit dhe gëzhojat janë sekuestruar nga autoritetet përkatëse.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news