Rajoni 2026-03-23 08:25:00 Nga VNA

Tragjedi në Podujevë: 45-vjeçari vritet nga partnerja, plagosen rëndë dy gra pas të shtënave

Ndaje në Whatsapp
Tragjedi në Podujevë: 45-vjeçari vritet nga partnerja, plagosen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Majac të Podujevë, ku një 45-vjeçar nga Obiliqi dyshohet se është vrarë nga një 31-vjeçare nga Podujeva, me të cilën dyshohet se ishte në lidhje.

Bilanci i rastit është rënduar edhe më tej, pasi të plagosura rëndë kanë mbetur e dyshuara për krimin, si dhe një 73-vjeçare, e cila dyshohet se ka lidhje familjare me dorasen.

Zejnullah Gashi, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka konfirmuar vrasjen e një personi.

“E konfirmoj rastin e vrasjen së një personi në Podujevë dhe se prokurorja e rastit është duke shkuar në vendngjarje”, tha Gashi, për “Betimi për Drejtësi”.

Të plagosurat janë dërguar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK) në gjendje të rëndë shëndetësore.

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka bërë të ditur se të dyja pacientet kanë plagë nga arma e zjarrit dhe ndodhen në gjendje kritike.

“Dy paciente të gjinisë femërore, njëra e lindur më 1953 dhe tjetra 31-vjeçare, janë sjellë nga Podujeva. Arsyeja e lëndimit është arma e zjarrit. Gjendja e tyre është shumë e rëndë dhe jostabile. Janë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe pacientet janë të intubuara, me frymëmarrje të asistuar. Njëra është dërguar në sallë operative, ku po trajtohet nga ekipet e Neurokirurgjisë dhe Anestezionit”, ka deklaruar Syla.

Gjendja e të plagosurave mbetet shumë e rëndë, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Derisa mediat kanë zbuluar edhe indetitetin e viktimës dhe të dorases.

Sipas Indeksonline, Ilaz Brahimi është vrarë në fshatin Majac nga e dyshuara Ardita Gashi. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se dy personat ishin në lidhje dashurie që një kohë, por se pas disa krizave çifti po shkonte drejt ndarjes.

Me këtë arsyetim dyshohet se Ardita e ka thirrur për takim Ilazin nga Obiliqi. Me të arritur ai në shtëpinë e saj, Ardita Gashi dyshohet se ka shkrepur disa herë armën në drejtim të tij duke e lënë të vdekur 42 vjeçari .

Gruaja e axhës së Arditës me të dëgjuar krismat ka arritur në vendin e ngjarjes dhe e njëjta më pas ka shkrepur armën edhe ndaj familjares së saj.

Pas aktit kriminal, e dyshuara është mbyllur në shtëpi dhe ka kërcënuar me vrasje të personave të tjerë që kanë tentuar t’i afrohen asaj.
Gazetaexpress.com

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news