Kronika 2026-04-21 17:41:00 Nga VNA

Ilir Meta i drejtohet GJKKO-së për mënyrën e trajtimit në seancat gjyqësore

Ndaje në Whatsapp

Ilir Meta i drejtohet GJKKO-së për mënyrën e trajtimit

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i është drejtuar GJKKO me një kërkesë lidhur me mënyrën e trajtimit të tij si i paraburgosur gjatë seancave gjyqësore. Sipas mbrojtjes, mënyra e vendosjes së tij në sallën e gjyqit shkel nenin 3 dhe nenin 30 të Kushtetutës, si dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Avokati i tij, Kujtim Cakrani, ka deklaruar se kërkesa synon që Meta të qëndrojë pranë mbrojtjes gjatë gjithë procesit gjyqësor. Sipas tij, mbajtja e të pandehurit në “kafaz me xhama” gjatë seancave cenon prezumimin e pafajësisë dhe vështirëson komunikimin me avokatin.

Kjo është kërkesa e dytë e depozituar në GJKKO për këtë çështje, në prag të nisjes së gjykimit në themel më 27 prill. Ilir Meta është arrestuar më 21 tetor 2024 dhe ndaj tij rëndojnë akuza për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie, së bashku me ish-bashkëshorten Monika Kryemadhi.

Video

Situata vijon të mbetet kritike edhe në Itali, ku dhjetëra vatra zjarri janë ende aktive në rajonet e Siçilisë dhe Kalabrisë. Një zjarrfikës humbi jetën gjatë përpjekjeve për shuarjen e flakëve në Siçili, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për disa raste të dyshuara të zjarrvënies së qëllimshme.

Refit Buzi shkoi në banesën e ish-të fejuarës, vrau ish-vjehrrin, plagosi rëndë ish-vjehrrën dhe mori peng 24-vjeçaren. Pas rreth 7 orësh negociata me forcat RENEA, ai liroi ish-partneren, por refuzoi të dorëzohej. 35-vjeçari i dha fund jetës duke qëlluar veten me armë gjahu, ndërsa ish-vjehrra ndërroi jetë më vonë në spital si pasojë e plagëve. Familjarët thonë se autori nuk pranonte ndarjen dhe e kishte kërcënuar vazhdimisht ish-partneren, ndërsa rrethanat e plota të tragjedisë po hetohen.

Erion Braçe sfidoi Edi Ramën në mbledhjen me dyer të mbyllura, duke kundërshtuar votimin e anëtarëve të KPP-së pa diskutim paraprak. Debati u përshkallëzua, ndërsa Rama humbi durimin dhe iu drejtua Braçes me fjalë të ashpra. Pas përplasjes, kryeministri paralajmëroi deputetët socialistë se do të marrë masa ndaj zërave kritikë. Heshtja e Elisa Spiropalit dhe debati Rama–Braçe nxorën në pah tensionet brenda Partisë Socialiste.

Pesë efektivë të Policisë Metropolitane u plagosën pasi një varkë e Njësisë Detare u përplas me Urën Westminster në Londër. Disa prej tyre ranë në ujë, por u shpëtuan menjëherë nga kolegët dhe ekipet e emergjencës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news