Kronika 2026-04-21 13:03:00 Nga VNA

Ekskluzive / Zbardhet roli i ish-policit Rezart Kuçi në trafikun e drogës: Gomonen do ta parkojmë në Marok… Dyshime se bashkëpunonte me grupin e Inez Hajrullës

Ndaje në Whatsapp

Ekskluzive / Zbardhet roli i ish-policit Rezart Kuçi në trafikun e

VNA zbardh mekanizmin se si Rezart Kuçi, ish-oficer policie, organizonte trafikun e drogës nga Maroku në Spanjë me gomone. Kuçi u arrestua në kuadër të aksionit të SPAK që goditi grupin e Inez Hajrullës në Vlorë.

Nga hetimet rezulton se Kuçi jo vetëm informonte për lëvizjet e policisë bosët e krimit në Vlorë, por ishte i përfshirë drejtpërdrejt në çështjen e trafikut të drogës.

“Të premten ikim poshtë në vendin tonë, t’i bëjmë gati gjërat. Mjetin e vendosëm, do ta parkojmë në Marok, kemi gjetur edhe parkingun. Sa të iki unë poshtë, do ta ndaj ditën fiks kur do të jetë mjeti në Marok, që të koordinohemi si duhet për gjërat”, shkruan Rezart Kuçi.

Ai shton më tej: “Gjithsesi, do të vijmë nesër dhe flasim gojarisht. Kam edhe një pyetje tjetër: unë si mund të shkoj në Marok te piloti? Kur të jetë dita, si mund të kaloj andej, a ka ndonjë mundësi këta të na kalojnë nga krahu tjetër?”.

Personi me kodin “L4C…” i dërgon fotografinë e një vendparkimi dhe informon se kamuflimi i gomones do të bëhet me targa dhe dokumente false.

“Ke parkingu tha ai çuni e bëjmë si varkë të ligjshme, se i vë targa dhe letra fallco. Veç se do më shumë lekë. Dhe me këta që kanë radarët, nëse japin lekë, ka lidhje me ua fikur radarët.”

Më vonë, Rezart Kuçi i komunikon Arben Memishajt se, pasi kanë biseduar me skafistin, gomonia do të niset drejt Marokut.

“Vëllai, sapo u nda ky me skafistin dhe për 12 ditë është në Marok gomonia me 3 motorë 350… dhe 100 për qind rruga e parë është e jona”, shkruan Kuçi. Memishaj përgjigjet: “Po mirë, ja ishalla.”

Kuçi shton më tej se “do të parkohet në Marok, ku do të bëjë rrugë vajtje-ardhje”.

Më tej, bisedojnë për blerjen e një gomoneje 15 deri në 17 metra. “Do të iki të flas sa lekë shkon”, thotë Kuçi. Ndërsa Memishaj i thotë të mos ngutet, për të mos i bërë gjërat lëmsh.

Bisedat vazhdojnë mes të dyshuarve dhe flasin për një nga linjat e reja të trafikut të drogës mes shqiptarësh. SPAK, pas një hetimi të gjatë, firmosi urdhër-arrest për Rezart Kuçin, Inez Hajrullën dhe krahun e tij të djathtë, Ervis Matodoshaj, të cilët janë në kërkim. Të dy akuzohen për vrasjen e Gentian Qarrit.

Në kërkim u shpallën edhe Arben Memishaj, Hamëz Demushi, Argert Xheza dhe Mendu Duka. Ndërsa të dyshuarit Flodian Plaku, alias Flodian Serjani, alias Flodian Mamo, iu komunikua akuza e re në burg, ku ndodhet si i dyshuar për vrasjen e ish-policit të burgut, Gentjan Bejtja.

Ekskluzive / Zbardhet roli i ish-policit Rezart Kuçi në trafikun e

Video

Situata vijon të mbetet kritike edhe në Itali, ku dhjetëra vatra zjarri janë ende aktive në rajonet e Siçilisë dhe Kalabrisë. Një zjarrfikës humbi jetën gjatë përpjekjeve për shuarjen e flakëve në Siçili, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për disa raste të dyshuara të zjarrvënies së qëllimshme.

Refit Buzi shkoi në banesën e ish-të fejuarës, vrau ish-vjehrrin, plagosi rëndë ish-vjehrrën dhe mori peng 24-vjeçaren. Pas rreth 7 orësh negociata me forcat RENEA, ai liroi ish-partneren, por refuzoi të dorëzohej. 35-vjeçari i dha fund jetës duke qëlluar veten me armë gjahu, ndërsa ish-vjehrra ndërroi jetë më vonë në spital si pasojë e plagëve. Familjarët thonë se autori nuk pranonte ndarjen dhe e kishte kërcënuar vazhdimisht ish-partneren, ndërsa rrethanat e plota të tragjedisë po hetohen.

Erion Braçe sfidoi Edi Ramën në mbledhjen me dyer të mbyllura, duke kundërshtuar votimin e anëtarëve të KPP-së pa diskutim paraprak. Debati u përshkallëzua, ndërsa Rama humbi durimin dhe iu drejtua Braçes me fjalë të ashpra. Pas përplasjes, kryeministri paralajmëroi deputetët socialistë se do të marrë masa ndaj zërave kritikë. Heshtja e Elisa Spiropalit dhe debati Rama–Braçe nxorën në pah tensionet brenda Partisë Socialiste.

Pesë efektivë të Policisë Metropolitane u plagosën pasi një varkë e Njësisë Detare u përplas me Urën Westminster në Londër. Disa prej tyre ranë në ujë, por u shpëtuan menjëherë nga kolegët dhe ekipet e emergjencës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news