Kronika 2026-01-19 21:51:51 Nga VNA

Ekzekutimi i Jani Aliajt në burg me urdhër të grupeve shqiptare apo greke? Klodiana Lala jep detaje nga ngjarja

Ndaje në Whatsapp
Ekzekutimi i Jani Aliajt në burg me urdhër të grupeve shqiptare

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka dhënë detaje nga ekzekutimi i Jani Aliajt në burgun Kordhialos në Greqi. 

Lala e përshkroi Jani Aliajn si një eksponent të krimit të organizuar, të përfshirë në vrajse, ndërkohë që personi që e ka ekzekutuar në burg, është një vrasës që ka eleminuar edhe një shqiptar tjetër po në burg. Lala tha se ende është e paqartë nëse urdhrin për vrasjen e Jani Aliajt e kanë dhënë grupe shqiptare apo greke. 

"Ngjarja ka ndodhur në burgun e Kordhialos në Greqi, burg famëkeq, ku vuajnë dënime njerëz që kanë kryer krime shumë të rënda.

Jani Aliaj është nga Tepelena, personazh shumë i njohur. Në vitin 2016, Jani Aliaj sipas autoriteteve realizoi në një lokal, vrasjen e Elton Çiços. Pas ngjarjes Aliaj u largua nga Shqipëria. Pas kësaj vrasje pati disa vrasje të tjera që lidheshin me përplasjet mes grupeve.  Jani Aliaj u dënua me burgim të përjetshëm në mungesë.

Ai u arretua në Greqi, me identitet të rremë dhe pamje të ndryshuar. Kishte flokë dhe la të habitur autoritetet greke dhe shqiptare. Ishte në proces ekstradimi në Shqipëri, por për sa kohë kishte probleme me drejtësinë greke, hesapet e pa mbyllura, kishin bërë të vonohej ekstradimi.

Nga arratisja nga burgu i Korfuzit, deri kur u arrestua, dyshohet ti ishte bërë dy herë atentat. Ka patur një seri ngjarjesh në përplasje mes dy grupimeve me bazë në Tepelenë, që e kanë zanafiilën te përplasja në trafikun e drogës. 

Lidhur me atë që ka kryer vrasjen sot, sipas autoriteteve greke, bëhet fjalë prë të dënuar për vrasje, i cili një vit më parë ka ekzekutuar Artur Bashimin, sërish në burg.

Për këtë arsye, duke qenë se bëhet fjalë për eksponent me prirje të theksuara për vrasje, autoritetet greke, kanë dyshime se vrasja e Jani Aliaj mund të jetë urdhëruar nga grupime kriminale jashtë burgut. Janë grupet greke apo shqiptare, kjo mbetet të sqarohet nga hetimet", deklaroi Lala.  

Video

Ish-drejtoresha e Kadastrës Dallendyshe Bici në SPAK. Detajet në përditësim

Kryeministri Rama mbledh grupin parlamentar në Kryesinë e Kuvendit. Mbledhja është thirrur për në orën 09:30.

Ardian Kalia, avokati i Belinda Ballukut mbërrin në Apelin e Posaçëm ku do të shqyrtohet ankimimi kundër masës së sigurisë “pezullim nga detyra”.

Një kamerë në makinë (dashcam) ka regjistruar momentin kur një avion i vogël u ul në një autostradë në Pensilvani, SHBA. Në video shihet avioni që shfaqet papritur nga qielli dhe ulet në korsinë anësore ndërsa makinat vazhdojnë të lëvizin. Drejtuesja e makinës, Emily Rivera, tha se ishte e habitur nga skena, por edhe nga mënyra se sa mirë piloti arriti të ulej. Sipas autoriteteve, në avion ndodheshin piloti dhe një pasagjer dhe askush nuk u lëndua.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news