Oklid Ej Ouejdi dyshohet të jetë pjesë e grupit që organizoi dhe realizoi vrasjen e biznesmenit Mondi Mehalla alias Edmond Hyka në Elbasan. Ai njihet me nofkat Kico dhe Oliver dhe dyshohet se konflikti me Mehallën ka nisur për një shumë prej 700 mijë eurosh.






















