Kronika 2026-03-21 21:53:00 Nga VNA

Vrasje tragjike në Klinë: Dyshohet se ish-futbollisti vrau vëllain pas një mosmarrëveshjeje

Ndaje në Whatsapp
Vrasje tragjike në Klinë: Dyshohet se ish-futbollisti vrau

 Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot fshatin Bokshiq të komunës së Klinës, ku një person ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Viktima është identifikuar si Faruk Isufi, i cili sipas raportimeve ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Pejës, si pasojë e plagëve të rënda të marra gjatë incidentit.

Për këtë rast, i dyshuar është vëllai i tij, Jetmir Isufi, ish-futbollist i KF Dukagjinit. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje verbale mes tyre, e cila ka eskaluar në përdorim të armës së zjarrit.

Prokuroria Themelore në Pejë ka konfirmuar se i dyshuari është arrestuar dhe, me urdhër të prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48 orë.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante policore dhe Prokurori i Shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda. Është sekuestruar arma që dyshohet se është përdorur në rast, si dhe prova të tjera materiale,” thuhet në njoftimin zyrtar.
Sipas burimeve, viktima ishte edhe veteran i UÇK-së.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike janë në vazhdim.

Video

Penalltitë me Bosnjën, ja momenti kur Donnarummës i vidhet letra me instruksione Portieri i Italisë, Gianluigi Donnarumma, reagoi me nervozizëm të madh pas humbjes dramatike ndaj Bosnja Hercegovinës në ndeshjet eliminatore për Kupën e Botës, ndërsa tani është zbuluar edhe arsyeja e vërtetë e shpërthimit të tij. ‘Azzurrët’ arritën të rezistonin me 10 lojtarë dhe ta çonin ndeshjen në penallti pas barazimit 1-1 në Bilino Polje. Pas ndeshjes, ai u pa duke i bërtitur portierit të Bosnjës, Nikola Vasilj, duke e akuzuar për vjedhjen e një flete me shënime të rëndësishme për penalltitë mbi mënyrën e gjuajtjes së lojtarëve kundërshtarë. Megjithatë, më vonë doli në pah se Vasilj nuk kishte asnjë lidhje me incidentin. Fleta ishte marrë nga një djalë 14-vjeçar, Afan Cizmic, lojtar i të rinjve të klubit Çelik Zenica.

Ne vitin e trembëdhjetë u gjet dhe zgjidhja. Duhet të heqim Ramen

Studentët shqiptarë nga Universiteti i Tetovës, Universiteti “Nënë Tereza” dhe Universiteti i Evropës Juglindore marshojnë në Shkup, duke kërkuar të drejtën për të dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe. Me pankarta që mesazhojnë “Respekto ligjin për gjuhën” dhe “Stop diskriminimit institucional”, ata bëjnë thirrje për mbështetje nga qytetarët dhe institucionet. Kjo protestë vjen pas firmosjes së një peticioni nga 385 studentë shqiptarë, të cilët kërkojnë respektimin e të drejtave të tyre ligjore për përdorimin e gjuhës shqipe në provime.

Nuk mjafton që janë vjedhur miliona euro nga koncensionet në shëndetësi, nuk mjafton që mungesat në medikamente janë katastrofike…por duhet dhe ti poshtërojnë shqiptarët me video propagande. Ç’punë ka Ministria e Shëndetësisë të shfaqë një të moshuar që po kurohet në Spitalin e Fierit sikur po i bën nder? Ky është misioni dhe detyra e spitaleve shtetërore.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news