Politika 2026-07-13 17:57:48 Nga VNA

Koçeku zbulon mesazhin e Ramës pas largimit nga PS: Më tha se do të mbetesha vetëm

Ndaje në Whatsapp

Koçeku zbulon mesazhin e Ramës pas largimit nga PS: Më tha se

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka zbuluar mesazhin që, sipas saj, i ka dërguar kryeministri Edi Rama pasi vendosi të largohej nga Partia Socialiste dhe të vijonte mandatin si deputete e pavarur.

Në një intervistë për gazetën holandeze De Volkskrant, Koçeku, e njohur edhe si “Nemalësorja”, tha se Rama i kishte shkruar se do të përfundonte e vetme, pa mbështetjen e qytetarëve dhe të përkrahësve të saj në zonën e Malësisë.

“Nuk dua të them shumë për këtë, por ai më dërgoi një mesazh se do të përfundoj vetëm, pa besimin e popullsisë apo të mbështetësve të mi në male. Përgjigja ime ndaj tij ishte e thjeshtë: Jam mësuar të qëndroj vetëm. E vetmja gjë që ka vërtet rëndësi për mua tani është se e kam mbyllur derën pas meje dhe jam e lirë. Për fat të mirë, nëna ime nuk ka rrjete sociale, kështu që nuk sheh asnjë nga agresionet dhe ngjyrimet politike që janë përhapur rreth meje që nga largimi im”, u shpreh ajo.

Duke shpjeguar arsyet e largimit nga Partia Socialiste, Koçeku tha se zëri i saj kritik nuk u dëgjua dhe se shqetësimet që ngrinte për çështjet mjedisore u anashkaluan.

Sipas saj, momenti vendimtar ishte kur dolën në dritë debatet lidhur me projektin e resortit të Jared Kushnerit në Zvërnec, çka e bëri të kuptonte se po mbështeste politika që, sipas saj, dëmtojnë mjedisin.

“Më anashkaluan plotësisht temat që më prekin shumë, siç është ndotja e lumit Drin, nga vij unë. Kur dolën në dritë skandalet e mëdha mjedisore që rrethonin resortin e Kushnerit, kuptova se duhej të mbështesja politika që në fakt shkatërrojnë mjedisin. Ky ishte kufiri im moral”, deklaroi deputetja.

Koçeku u shpreh gjithashtu se pret që protestat kundër qeverisë të shtohen dhe se kryeministri Edi Rama duhet të largohet. Ajo argumentoi se ndryshimi duhet të prekë edhe sistemin aktual politik, i cili, sipas saj, u shërben interesave të një grupi të vogël njerëzish.

E pyetur nëse e sheh veten si udhëheqësen e ardhshme të Shqipërisë, deputetja tha se ambicia e saj është më e madhe se kurrë, por aktualisht synon t’i shërbejë vendit si deputete e pavarur.

“Ambicia ime është më e madhe se kurrë, por tani për tani e gjej më të rëndësishme t’i përkushtohem vendit tim si anëtare e pavarur e Parlamentit. Në fund të fundit, koha do të tregojë se kush mbijeton dhe kush jo. Por një gjë është e sigurt: ky nuk është fundi”, përfundoi ajo.

Video

Përfundon tubimi para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Atentat me maskë silikoni dhe paruke grash në Elbasan! Hetimet përqendrohen te nipi i Ot Kilës, hakmarrja pista kryesore.

Drejtori ekzekutiv i Ryanair, Michael O’Leary, ka deklaruar se hetimet paraprake për incidentin e ndodhur më 10 korrik në një fluturim nga Greqia drejt Gjermanisë tregojnë se shkaku mund të ketë qenë dëmtimi i motorit nga një objekt i huaj gjatë ngritjes së avionit në Selanik. Sipas tij, ende nuk ka një përfundim zyrtar, por të dhënat e para tregojnë se motori mund të jetë goditur nga një objekt i jashtëm. O’Leary theksoi se motori i avionit Boeing 737, 18-vjeçar, ishte servisuar dhe riparuar plotësisht gjatë dy viteve të fundit. Gjatë incidentit, pasagjeri serb Ljubisa Karović u plagos rëndë, pasi koka dhe shpatulla e tij e djathtë u tërhoqën pjesërisht jashtë dritares së avionit pas humbjes së presionit në kabinë. Bashkëshortja e tij, Svetlana Grković Maksimović, tha se ajo dhe dy pasagjerë të tjerë arritën ta tërhiqnin brenda avionit, ndërsa ai kishte pësuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe gjakderdhje.

"Anijet e ndryshkut" në Vlorë vijojnë të gëlltisin para nga buxheti i shtetit, KESH planifikon tender 20 mln euro për TEC-et që nuk prodhojnë energji

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news