Histori të harruara 2026-03-13 17:28:00 Nga VNA

13 mars 1945: atentati në Prishtinë – kur Haki Taha vrau Miladin Popoviçin

Ndaje në Whatsapp

13 mars 1945: atentati në Prishtinë – kur Haki Taha vrau Miladin

Nga Kastriot Dervishi

Më 13 mars 1945 u vrà në Prishtinë nga Haki Taha, themeluesi i PKSH-së Miladin Popoviçi

“Haki Taha, si më i ditur nga ne, njeri me shkollë dhe mësues, na tregoi se shkaktar për të gjitha këto që po ngjanin në Kosovë, ishte Miladin Popoviçi, prandaj ky duhej zhdukur fizikisht. Hakiu tha se pasi ta bënte këtë do vŕiste veten, vetëm që Kosova të mos vuante më. Para se të vepronte, Hakiu gjeti një flamur të Shqipërisë, ia dha një gruaje për ta qëndisur me fije ari fjalët: “Kosovës liri – bashkim me Shqipërinë”. Gruaja e shkoi por për fjalën e dyti, nuk i doli ari. Për këtë unë dola, gjeta fije ari dhe shkrova atë që mungonte. Më 13 mars 1945 Haki Taha e vendosi në gjoks flamurin në shtëpinë time, nën një jeleku lëkure. Doli i armatosuŕ dhe u nis të vristè Miladin Popoviçin. Dolëm bashkë. Rreth 100 metra nga shtëpia, u ndamë. Unë shkova në Pazar se ishte ditë pazari, ndërsa Hakiu u nis në zyrën e Miladinit. Më parë shkroi një letër sikur donte të shtrohej në spital se ishte sëmurë e për këtë i duhej ndihma e Miladinit. Sapo ia dha letrën e vraù me revolver italian. Pas vrasjeś doli dhe u fsheh në një plevicë bari. Pas dy ditësh qëndrimi, nga uria doli në qytet, por këtu ra në pritë të patrullave. Për të mos rënë në dorë i gjallë te ata, vraù veten”.

(Copëz nga dëshmia e Qazim Vulës, shokut të Hakiut. Qazimi u dënua nga dy regjimet komuniste, të Jugosllavisë e Shqipërisë)

Lexo gjithashtu

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news