Foto-Lajm 2025-09-01 16:23:00 Nga VNA

Vetëm me leje nga lart/ Qeveria ndalon dronët tek Kryesia e Kuvendit

Ndaje në Whatsapp
Vetëm me leje nga lart/ Qeveria ndalon dronët tek Kryesia e Kuvendit

Pranë Kryeministrisë, AKSH-it dhe Kryesisë së Kuvendit do fluturojnë vetëm zogjtë. Dronët duket se nuk janë më të mirëpritur pranë institucioneve të rëndësishme në Tiranë, të paktën jo pa lejen “nga lart”. Pas tabelës që u shfaq pranë Piramidës pak ditë më parë, këto ditë ka “mbirë” një tjetër tabelë pranë Kryesisë së Kuvendit, e cila ndalon fluturimin e dronëve pa autorizim.

Në tabelë shkruhet: "Ndalohet fluturimi i dronëve pa leje." Mesazhi është i thjeshtë, nëse nuk ke leje nga qeveria, më mirë mbaje dronin në çantë.

Kjo nuk është hera e parë që hapësira ajrore mbi institucionet e Tiranës kufizohet për publikun. Piramida, Kryeministria, AKSHI dhe tani Kuvendi janë futur në listën e zonave “vetëm me autorizim”. E thënë ndryshe: nëse do të bësh ndonjë xhirim nga ajri, duhet të sigurohesh që përmbajtja është e “përshtatshme” dhe, natyrisht, të kesh një miratim zyrtar.

Për momentin, askush s’ka dhënë ndonjë shpjegim zyrtar për këtë fushatë ndalimesh, por mesa duket, qeveria po e merr shumë seriozisht “qiellin mbi kokat tona”. Dhe ndoshta nuk do që të surprizohet nga ndonjë pamje që s’është në planin editorial të ditës.

Pra, nëse ke një dron dhe të tundon ta ngresh mbi Parlament – kujdes! Jo vetëm që mund të shohësh nga lart politikën, por edhe të ndalohesh prej saj.

Në Shqipëri, leja për fluturimin e dronëve jepet nga disa institucione, në varësi të zonës ku do të fluturojë droni dhe qëllimit të përdorimit. Ja kush e ka këtë kompetencë:

Leja 

Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC) është institucioni kryesor që rregullon dhe jep leje për përdorimin e dronëve në hapësirën ajrore të Shqipërisë.

Nëse do të përdorësh një dron për qëllime komerciale, profesionale apo në zona urbane, duhet të marrësh leje nga AAC.

Kërkesa paraqitet me informacion mbi:

Tipin e dronit

Arsyen e fluturimit

Vendndodhjen dhe kohëzgjatjen

Personin përgjegjës për fluturimin 

Leje shtesë për zona të ndjeshme (si Parlamenti, Kryeministria, AKSHI, etj.)

Për zona të veçanta që konsiderohen me rëndësi të lartë për sigurinë kombëtare, përveç AAC, mund të kërkohet leje edhe nga:

Ministria e Brendshme

Policia e Shtetit

SHISH (Shërbimi Informativ Shtetëror), në raste të veçanta. 

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), nëse ka transmetim të dhënash apo përdorim teknologjik të ndjeshëm. 

 Zona të ndaluara (No Fly Zones)

Ka disa zona ku dronët janë të ndaluar pa përjashtim, përfshirë:

Afër institucioneve shtetërore si:

Presidenca

Kuvendi

Kryeministria

Aeroportet dhe bazat ushtarake

Burgjet dhe repartet e sigurisë së lartë

 

 

Lexo gjithashtu

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news