Foto-Lajm 2025-11-27 14:00:00 Nga VNA

Ish-lojtari i Juves tani punon në kantier: “Stërvitesha me më të mirët, pastaj preka fundin”

Ndaje në Whatsapp
Ish-lojtari i Juves tani punon në kantier: “Stërvitesha me

Çendrim Kameraj stërvitej me Cristiano Ronaldon dhe Higuain dhe është bërë viral për një foto të tij në kantier në moshën 26-vjeçare: pas tre këputjeve të ligamentit të kryqëzuar ai vendosi të ndryshojë jetë.

Në vitin 2017 Çendrim Kameraj mbërriti te Juventusi plot shpresa, në moshën 18-vjeçare dhe me dëshirën për t’u afirmuar në një skuadër kampionësh. Tetë vjet më vonë situata është krejtësisht ndryshe: ai ka kaluar momente të vështira, është përballur me zhgënjimin dhe ka qenë i detyruar të pranojë realitetin e jetës së tij të re, e cila nuk e çoi të luante në fushat më prestigjioze të botës. Ish-bardheziu u detyrua të tërhiqej pas një sërë peripecish dhe tre këputjesh të ligamentit të kryqëzuar që kushtëzuan karrierën e tij, dhe përfundoi duke punuar në kantier.

Në një intervistë për 20min.ch, zvicerani tregoi rrugëtimin e vështirë që iu desh të përballonte dhe të gjitha pasojat mendore që duhej të kapërcente. Ai stërvitej me Cristiano Ronaldon dhe Higuain, por nuk mundi të ndiqte atë ëndërr të madhe — një rrëzim kaq i fortë saqë nuk arrinte më të shihte ndeshjet në televizion. Në moshën 26-vjeçare iu desh të niste gjithçka nga e para, duke gjetur një ekuilibër të ri në jetën e tij edhe falë mbështetjes së familjes.

Historia e Kamerajt, ish-premtim i Juves

Sapo kishte mbushur moshën madhore kur arriti të siguronte një kontratë me bardhezinjtë dhe stërvitej me ekipin e parë të mbushur me yje: duke parë profilin e tij në Instagram shihen foto me Cristiano Ronaldon, Higuain dhe shumë pamje nga fusha me fanellën bardhezi që e veshi për dy vjet, deri në 2019. Më pas erdhi këputja e parë e ligamentit të kryqëzuar, që i pengoi rrugën dhe e detyroi të mungonte gjashtë muaj — një periudhë fatale për qëndrimin te Juventusi: “I thosha vetes se do të kthehesha më i fortë. E kisha bërë gjithçka për futbollin”. Por nuk kishte më vend për të, aq sa vendosi të kthehej në vendlindje te Lugano e më pas te Zurigu në huazim. Ditën e fundit të provës ai e theu sërish ligamentin, gjë që e hodhi në dëshpërim: “Ishte shumë e vështirë mendërisht për mua. Isha në majë, stërvitesha me më të mirët, dhe pastaj u gjenda sërish në fund…”.

Kameraj punoi shumë me veten në atë periudhë dhe në 2022 u rikthye në fushë për herë të tretë, duke ndërruar disa skuadra. Por pak minuta pas debutimit të tij me Zug 94 ndodhi sërish e paimagjinueshmja: këputja e tretë e ligamentit të kryqëzuar, që erdhi pas një parandjenje të çuditshme: “U deshën dhjetë sekonda që të këputej sërish. Gjëja e çuditshme është se një ditë më parë kisha ëndërruar se do ta këputja sërish ligamentin”.

Nga fushat te kantieri

Pas dëmtimit të fundit, Kameraj nuk u kthye më në fushë dhe vendosi të ndryshojë jetë. U bë viral pasi ndoqi një trend në rrjetet sociale ku postoi një foto pranë Cristiano Ronaldos dhe menjëherë më pas një foto me helmetë në kantier, për të treguar sa shpejt mund të ndryshojë jeta. Sot ai punon pikërisht aty: “Në fakt jam këshilltar burimesh njerëzore në kompaninë ndërtimore ICM Bau AG. Mbikëqyrësi ynë do që të gjithë të shkojmë në kantier të paktën një herë në ditë për të na treguar sa i lodhshëm është ky punim”. Futbolli është rikthyer të jetë pjesë e jetës së tij dhe tani drejton FC Ebikon, një skuadër e vogël zvicerane që i ka lejuar t’i japë formë ndryshe ëndrrës së tij dhe të vazhdojë rrugën në sport./Fanpage

 

 

Video

Ka përfunduar takimi mes Kryeministrit Edi Rama dhe Ivanka Trump. Pas një darke dhe një bisede të shkurtër jashtë ambienteve nën masa të rrepta sigurie, Ivanka Trump u largua me automjet së bashku me Kryeministrin në drejtim të Orikumit.

Kërkojmë dhunë demokratike

Në Foltore.. Aftësia e të folurit bukur duke mos thënë asgjë

“Trump për Hamasin: Hamasi ka rënë dakord të dorëzojë armët. Ata kanë lindur me armë në duar, ndaj nuk është e lehtë ta bëjnë këtë. Por kjo është ajo për të cilën kanë rënë dakord. Duhet ta bëjnë. Dhe nëse nuk e bëjnë, do të—do të shkatërrohen shumë shpejt,"-deklaroi presidenti amerikan gjatë Forumit Ekonomik në Davos të Zvicrës.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news