Bota 2026-04-28 15:15:00 Nga VNA

Skandali Epstein ndjek Mbretin Charles në SHBA: vëllai i tij në qendër të hetimeve, mbreti refuzon të takojë viktimat gjatë vizitës shtetërore

Ndaje në Whatsapp

Skandali Epstein ndjek Mbretin Charles në SHBA: vëllai i tij në

Skandali i lidhur me financierin e dënuar për krime seksuale Jeffrey Epstein po hedh hije mbi vizitën shtetërore të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla në Shtetet e Bashkuara.

Pallati mbretëror konfirmoi se gjatë qëndrimit në SHBA, mbreti nuk do të takohet me viktimat e Epstein, pavarësisht kërkesave të bëra nga disa politikanë amerikanë. Avokatët e Charles dhe Camilla thanë se një takim i tillë nuk është i mundur për shkak të “hetimeve policore në vazhdim” në Britani.

Çështja lidhet drejtpërdrejt me vëllanë e mbretit, Andrew Mountbatten-Windsor, i cili kishte marrëdhënie të afërta me Epstein. Ai u zhvesh nga titujt mbretërorë për shkak të lidhjeve me financierin dhe këtë vit u arrestua nën dyshime për keqpërdorim të detyrës publike, pasi dyshohet se mund të ketë ndarë informacione konfidenciale me Epstein gjatë kohës kur shërbente si i dërguar tregtar i Britanisë. Andrew ka mohuar çdo shkelje dhe nuk është ngritur ende ndonjë akuzë ndaj tij.

Pas arrestimit të vëllait, Mbreti Charles bëri një deklaratë të rrallë publike duke mbështetur hetimin, por që atëherë ka kufizuar komentet mbi këtë çështje.

Familjarët e Virginia Giuffre, një nga gratë që pretendonte se Epstein e kishte trafikuar në Britani dhe e kishte detyruar të kryente marrëdhënie seksuale me Andrew në vitin 2001, shprehën zhgënjim për vendimin e mbretit që të mos takojë viktimat.

“Është një mundësi e humbur,” tha vëllai i saj, Sky Roberts, për Sky News.

Giuffre ndërroi jetë vitin e kaluar para publikimit të kujtimeve të saj. Fundjavën që lamë pas, familjarët organizuan një vigilje në Washington për të përkujtuar një vit nga vdekja e saj.

Ndërkohë, skandali Epstein ka tronditur edhe politikën britanike. Ish-ambasadori i Britanisë në SHBA, Peter Mandelson, u shkarkua vitin e kaluar pasi dokumente të publikuara treguan lidhjen e tij të ngushtë me Epstein. Këtë vit ai u arrestua nën dyshime se kishte ndarë informacione konfidenciale qeveritare me financierin në fund të viteve 2000.

Mandelson nuk akuzohet për shkelje seksuale dhe ka mohuar çdo veprim të paligjshëm, ndërsa hetimet ndaj tij vazhdojnë.

Në Londër, ndërkohë, Parlamenti britanik po dëgjon dëshmi nga zyrtarë të tjerë lidhur me këtë çështje, ndërsa skandali Epstein vazhdon të trondisë institucionet britanike dhe familjen mbretërore.

Video

Përfundon tubimi para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Atentat me maskë silikoni dhe paruke grash në Elbasan! Hetimet përqendrohen te nipi i Ot Kilës, hakmarrja pista kryesore.

Drejtori ekzekutiv i Ryanair, Michael O’Leary, ka deklaruar se hetimet paraprake për incidentin e ndodhur më 10 korrik në një fluturim nga Greqia drejt Gjermanisë tregojnë se shkaku mund të ketë qenë dëmtimi i motorit nga një objekt i huaj gjatë ngritjes së avionit në Selanik. Sipas tij, ende nuk ka një përfundim zyrtar, por të dhënat e para tregojnë se motori mund të jetë goditur nga një objekt i jashtëm. O’Leary theksoi se motori i avionit Boeing 737, 18-vjeçar, ishte servisuar dhe riparuar plotësisht gjatë dy viteve të fundit. Gjatë incidentit, pasagjeri serb Ljubisa Karović u plagos rëndë, pasi koka dhe shpatulla e tij e djathtë u tërhoqën pjesërisht jashtë dritares së avionit pas humbjes së presionit në kabinë. Bashkëshortja e tij, Svetlana Grković Maksimović, tha se ajo dhe dy pasagjerë të tjerë arritën ta tërhiqnin brenda avionit, ndërsa ai kishte pësuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe gjakderdhje.

"Anijet e ndryshkut" në Vlorë vijojnë të gëlltisin para nga buxheti i shtetit, KESH planifikon tender 20 mln euro për TEC-et që nuk prodhojnë energji

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news