Bota 2026-03-19 18:15:00 Nga VNA

Qëndrimi i NATO-s për Ngushticën e Hormuzit, Trump nga Shtëpia e Bardhë: Tani po sillet mirë, por është tepër vonë

Ndaje në Whatsapp
Qëndrimi i NATO-s për Ngushticën e Hormuzit, Trump nga

Gjatë një mbledhjeje në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Donald Trump ka komentuar sërish qëndrimin e NATO-s në lidhje me Ngushticën e Hormuzit.

NATO tani po sillet shumë më me pajtueshmëri sepse e ka kuptuar qëndrimin tim, por, për sa më përket mua, është tepër vonë”, deklaroi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, teksa priti kryeministren japoneze, Sanae Takaichi, në Shtëpinë e Bardhë.

Trump foli edhe për zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe marrëdhëniet me Izraelin. Ai u shpreh se kishte zhvilluar një bisedë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, lidhur me sulmin në fushën e gazit në ‘South Pars’.

“I thashë të mos e bënte, por ne jemi të pavarur. Shkojmë shumë mirë. Gjithçka është e koordinuar”,tha Trump në përgjigje të një pyetjeje të gazetarëve.

Sipas tij, gjatë bisedës me Netanyahun, i kishte kërkuar të ndalonte sulmet ndaj infrastrukturës iraniane në fushën e gazit South Pars, rezervë më e madhe e gazit natyror në botë.

“I thashë të mos e bënte dhe ai nuk do ta bëjë më”, tha Trump.

“Gjithçka është e koordinuar, por herë pas here ai bën diçka që nuk më pëlqen”, përfundoi presidenti Trump.

 

 

 

 

Video

Ish-shefi i Forcës së Posaçme Operacionale Vilson Bala është thirrur në SPAK për të dhënë shpjegime në kuadër të hetimeve që po kryhen ndaj Ergys Agasit, i dyshuar si kreu i një grupi kriminal që vepronte brenda Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Në kuadër të të njëjtit hetim është caktuar masë sigurie “arrest shtëpie” ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror Vlora Hyseni, e cila dyshohet për nxjerrje të sekretit shtetëror dhe përkrahje të autorit të krimit. Lexoje të plotë në koment⬇️

KKTU, 16 kulla mbi 15 kate marrin leje, Tirana kryeson listën e projekteve të reja

Një moment i veçantë pas ndeshjes Turqi–Itali ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale. Mbrojtësi italian Riccardo Calafiori i dhuroi fanellën e tij një tifozi të vogël turk, i cili kishte hyrë në fushë pas përfundimit të takimit. Fillimisht, futbollisti i ofroi veshjen e tij të stërvitjes, por vogëlushi dëshironte fanellën. Me duart e bashkuara në shenjë lutjeje dhe një vështrim plot shpresë, ai e bindi Calafiorin t’ia plotësonte dëshirën. Sapo mori fanellën, fëmija shpërtheu nga gëzimi dhe nisi të vraponte i lumtur nëpër fushë. Pamjet e reagimit të tij u përhapën me shpejtësi në internet, duke e kthyer këtë gjest të futbollistit në një nga momentet më të shpërndara të takimit.

Një protestë për mungesën e mësuesve në një lice pranë Parisit është kthyer brenda nëntë ditësh në një revoltë kombëtare. Mbi 330 shkolla janë prekur nga bllokimet, ndërsa nxënësit denoncojnë klasa të mbipopulluara, godina të amortizuara dhe presionin e sistemit arsimor. Pas 440 arrestimeve dhe plagosjes së një 14-vjeçari nga policia, beteja ka kaluar edhe në politikë: Franca protestat i njeh mirë, por këtë herë në krye të tyre janë fëmijët e saj. Lajmin e plotë e gjeni në linkun në koment.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news