Bota 2026-03-19 19:33:00 Nga VNA

Çmimi i naftës në 118 dollarë, SHBA kërkon mënyra për të zbutur krizën energjetike nga lufta me Iranin

Ndaje në Whatsapp

Çmimi i naftës në 118 dollarë, SHBA kërkon

Shtëpia e Bardhë po përpiqet të qetësojë tregjet dhe opinionin publik ndërsa çmimi i naftës u rrit në 118 dollarë për fuçi, duke thelluar krizën globale të energjisë gati tre javë pas fillimit të luftës SHBA-Izrael kundër Iranit.

Presidenti Donald Trump tha se kriza është e përkohshme dhe se do të ndërmerren masa për ta zbutur, ndërsa çmimet e naftës janë rritur rreth 50% që nga 28 shkurti, kur nisi konflikti.

Pas sulmeve dhe kundërsulmeve ndaj infrastrukturës së naftës dhe gazit në rajon, rritet frika për dëmtime afatgjata që mund të ndikojnë në ekonominë globale dhe të rrisin çmimet e karburanteve dhe mallrave.

Administrata amerikane po shqyrton disa masa emergjente, përfshirë lirimin e naftës nga rezervat strategjike të SHBA-së dhe mundësinë e lejimit të shitjes së një sasie të naftës iraniane që aktualisht është nën sanksione.

Ndërkohë Pentagoni ka kërkuar 200 miliardë dollarë financim për luftën në Iran, ndërsa sulmet në rajon kanë goditur edhe sektorin e energjisë në Katar, duke rritur më tej pasigurinë në tregjet globale.

Çmimi i naftës në 118 dollarë, SHBA kërkon

Video

Ish-shefi i Forcës së Posaçme Operacionale Vilson Bala është thirrur në SPAK për të dhënë shpjegime në kuadër të hetimeve që po kryhen ndaj Ergys Agasit, i dyshuar si kreu i një grupi kriminal që vepronte brenda Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Në kuadër të të njëjtit hetim është caktuar masë sigurie “arrest shtëpie” ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror Vlora Hyseni, e cila dyshohet për nxjerrje të sekretit shtetëror dhe përkrahje të autorit të krimit. Lexoje të plotë në koment⬇️

KKTU, 16 kulla mbi 15 kate marrin leje, Tirana kryeson listën e projekteve të reja

Një moment i veçantë pas ndeshjes Turqi–Itali ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale. Mbrojtësi italian Riccardo Calafiori i dhuroi fanellën e tij një tifozi të vogël turk, i cili kishte hyrë në fushë pas përfundimit të takimit. Fillimisht, futbollisti i ofroi veshjen e tij të stërvitjes, por vogëlushi dëshironte fanellën. Me duart e bashkuara në shenjë lutjeje dhe një vështrim plot shpresë, ai e bindi Calafiorin t’ia plotësonte dëshirën. Sapo mori fanellën, fëmija shpërtheu nga gëzimi dhe nisi të vraponte i lumtur nëpër fushë. Pamjet e reagimit të tij u përhapën me shpejtësi në internet, duke e kthyer këtë gjest të futbollistit në një nga momentet më të shpërndara të takimit.

Një protestë për mungesën e mësuesve në një lice pranë Parisit është kthyer brenda nëntë ditësh në një revoltë kombëtare. Mbi 330 shkolla janë prekur nga bllokimet, ndërsa nxënësit denoncojnë klasa të mbipopulluara, godina të amortizuara dhe presionin e sistemit arsimor. Pas 440 arrestimeve dhe plagosjes së një 14-vjeçari nga policia, beteja ka kaluar edhe në politikë: Franca protestat i njeh mirë, por këtë herë në krye të tyre janë fëmijët e saj. Lajmin e plotë e gjeni në linkun në koment.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news