Bota 2026-02-05 08:00:00 Nga VNA

Itali/ Hetim për “turizmin e snajperëve” në Sarajevë – nën akuzë një 80-vjeçar

Ndaje në Whatsapp
Itali/ Hetim për “turizmin e snajperëve” në

Prokuroria italiane ka vendosur nën hetim një burrë si pjesë e një hetimi mbi të ashtuquajturin “turizëm snajperësh” gjatë rrethimit të Sarajevës në luftën e Bosnjës (1992-1995), raportoi agjencia Reuters.

Burime pranë hetimit thanë të mërkurën se i dyshuari – personi i parë i identifikuar zyrtarisht në këtë dosje – është një ish-shofer kamioni 80-vjeçar që jeton pranë qytetit Pordenone, në veri të Italisë. Emri i tij nuk është bërë publik.

Hetimi u hap vitin e kaluar pasi u pretendua se shtetas të huaj, përfshirë italianë, kishin udhëtuar drejt Bosnjës dhe kishin paguar shuma të mëdha parash për të qëlluar ndaj civilëve gjatë rrethimit të Sarajevës, tre dekada më parë. Skema makabre u quajt “safari snajperësh”, në analogji me ekspeditat e gjuetisë në Afrikë.

Sipas Reuters, i dyshuari përballet me akuza për disa vrasje me paramendim. Burimet nuk sqaruan nëse ai dyshohet se ka qëlluar drejtpërdrejt apo ka ndihmuar me transportin dhe logjistikën për klientët e huaj. Ai mbetet i lirë, por është thirrur për t’u marrë në pyetje më 9 shkurt.

Gjatë luftës së Bosnjës, rreth 11 mijë civilë u vranë nga bombardimet dhe zjarri i snajperëve të ushtrisë serbe të Bosnjës, të pozicionuar në kodrat përreth Sarajevës.

“Gjuajtës turistë”

Hetimi i Prokurorisë së Milanos nisi pasi gazetari dhe shkrimtari Ezio Gavazzeni depozitoi një kallëzim penal mbi pretendimet se italianë dhe shtetas të tjerë të huaj kishin paguar forcat serbe të Bosnjës për të marrë pjesë në sulmet ndaj civilëve.

Gavazzeni tha se u frymëzua për ta hetuar çështjen pasi pa dokumentarin “Sarajevo Safari” (2022) të regjisorit slloven Miran Zupaniç.

Sipas dëshmive të përfshira në kallëzim, tre persona – nga Torino, Milano dhe Trieste – janë nën hetim. Gazeta italiane La Repubblica raportoi se “turistët” paguanin deri në 100 mijë euro (në vlerën aktuale të inflacionit) për t’u bashkuar në udhëtime drejt Sarajevës me qëllim kryerjen e vrasjeve.

Gavazzeni pretendon se pjesëmarrësit u jepej një “listë çmimesh” për llojin e vrasjes: shënjestrimi i fëmijëve kushtonte më shumë, ndërsa vrasja e burrave, grave apo të moshuarve ishte pa pagesë.

Sipas tij, italianët mblidheshin në Trieste, udhëtonin në Beograd dhe më pas shoqëroheshin nga ushtarë serbë të Bosnjës drejt kodrave mbi Sarajevë. Hetuesit besojnë se në këto udhëtime mund të kenë marrë pjesë edhe shtetas amerikanë dhe rusë.

Në vitin 2007, ish-marinsi amerikan John Jordan dëshmoi para Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet në ish-Jugosllavi se “gjuajtës turistë” kishin ardhur në Sarajevë.

Serbia ka mohuar çdo përfshirje në këtë skemë, por hetuesit italianë dyshojnë se shërbimet e saj të inteligjencës ishin në dijeni të këtyre udhëtimeve.

Hapja e hetimit në nëntor 2025 ka ringjallur shpresat e të mbijetuarve të luftës se përgjegjësit mund të përballen më në fund me drejtësinë.

Video

Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, duke shkaktuar bllokim të përkohshëm të qarkullimit rrugor. Makina ka marrë flakë gjatë lëvizjes dhe brenda pak minutash është përfshirë totalisht nga zjarri. Menjëherë janë njoftuar shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë mbërritur në vendngjarje.

Disa të vërteta thuhen por nuk dëgjohen…

Grupimi Qytetar kundër Projektit TID Durrës ka zhvilluar këtë të enjte protestën e radhës para bashkisë. Familjet që preken nga prishjet e banesave dhe bizneseve në zonën historike të qytetit kanë kërkuar sot nga institucioni i qeverisjes vendore, që të ulet në tryezë bashkëbisedimi me ta. Banorët janë kundër atyre që ata i konsiderojnë tentativa të bashkisë për t’u gjetur sistemime në banesa sociale. https://www.vna.al/kronika/banoret-e-durresit-protestojne-kunder-projektit-tid-i19707

Kryetari i bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi u paraqit këtë të enjte në SPAK. Ai doli pas tre orësh, ndërsa deklaroi për gazetarët se “dhashë një deklaratë si person në dijeni për një çështje që ka të bëjë me institucionin e bashkisë së Gjirokastrës”, pa zbuluar më shumë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news