Bota 2026-02-04 20:45:00 Nga VNA

Elita politike evropiane në dosjet e Epstein: çfarë tregojnë dokumentet dhe çfarë jo

Ndaje në Whatsapp
Elita politike evropiane në dosjet e Epstein: çfarë

Dokumentet e publikuara në lidhje me Jeffrey Epstein kanë rikthyer në vëmendje kontaktet e tij me figura të njohura të politikës evropiane, disa prej të cilave dyshohet se kanë ruajtur komunikime me të edhe pas pranimit të fajit nga ana e Epstein në vitin 2008 për shfrytëzim prostitucioni dhe minorenësh.

Dosjet, të cilat përfshijnë mesazhe, e-maile dhe referenca mediatike, përmendin emra të rëndësishëm, por në shumicën e rasteve nuk ofrojnë prova për përfshirje penale. Ato pasqyrojnë kryesisht kontakte, plane takimesh apo diskutime private, ndërsa implikimet konkrete mbeten të paqarta.

Emmanuel Macron përmendet në 211 dokumente. Sipas postimeve në rrjetin “X”, pretendohet se presidenti francez ka kërkuar këshilla biznesi nga Epstein në kohën kur ishte ministër i Financave. Megjithatë, pjesa dërrmuese e dokumenteve janë artikuj shtypi dhe diskutime mbi politikën franceze, pa prova që Macron të ketë qenë pjesë e rrethit të ngushtë të Epstein.

Børge Brende, ish-ministri i Jashtëm i Norvegjisë, shfaqet në dokumente që sugjerojnë se kishte planifikuar një vizitë në rezidencën e Epstein në Manhattan në qershor 2019. Në një mesazh ai shkruan: “Mezi po pres. Pak sushi do të ishte shumë mirë”. Nuk ka prova që komunikimi të ketë përfshirë diskutime kriminale.

Thorbjørn Jagland, ish-kryeministër norvegjez dhe ish-sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, rezulton të ketë pasur takime dhe komunikime të drejtpërdrejta me Epstein. Një mesazh i tij, i cituar në dosje, përmend një udhëtim në Tiranë, me komente personale që kanë ngjallur reagime publike.

Marine Le Pen përmendet në postime në rrjetin “X”, ku pretendohet se emri i saj del në dosje si “aset i Rusisë”. Këto pohime bazohen në një mesazh të shkëmbyer mes gazetarit amerikan Michael Wolff dhe Epstein, por nuk shoqërohen me dokumente zyrtare që ta mbështesin këtë etiketim.

Miroslav Lajčák, ish-ministër i Jashtëm i Sllovakisë, përmendet në disa komunikime me Epstein, përfshirë një mesazh të vitit 2018 ku ai komentonte mbi gratë gjatë një udhëtimi në Kiev.

Në përmbledhje, dosjet e Epstein tregojnë se kontaktet e tij me përfaqësues të elitës politike evropiane kanë qenë të shumta dhe të larmishme. Megjithatë, dokumentet nuk provojnë automatikisht përfshirje penale, ndërsa ndikimi politik dhe reputacional i këtyre zbulimeve pritet të shihet në vijim.

Video

Një vizitor i pazakontë ka tërhequr vëmendjen në një treg fermerësh në Aspen, SHBA. Një ari i uritur është futur mes tezgave dhe, pa u trembur nga njerëzit, është ndalur te produktet e furrës. Ariu ka marrë bukë direkt nga tavolina e një tregtari dhe ka nisur ta hajë.

Belinda Balluku me vilë dhe në Itali?

Një aksident i pazakontë ka ndodhur në Bangkok të Tajlandës, ku një makinë elektrike ka hyrë me shpejtësi brenda Tempullit Guanyin, në zonën Chinatown. Sipas raportimeve, drejtuesi i moshuar humbi ndjenjat ndërsa ishte në timon, duke humbur kontrollin e automjetit. Makina përshpejtoi papritur dhe u përplas brenda tempullit. Si pasojë, tre persona mbetën të plagosur, dy prej tyre rëndë. Ndërtesa pësoi dëmtime, ndërsa statuja kryesore e tempullit nuk u prek.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news