Bota 2025-12-08 09:50:00 Nga VNA

Haaretz: Politikanë dhe gazetarë gjermanë denoncojnë udhëtimin në Izrael si “operacion propagande”

Ndaje në Whatsapp
Haaretz: Politikanë dhe gazetarë gjermanë denoncojnë

Një artikull i i gazetës izraelite Haaretz raporton se një grup prej rreth 160 të rinjsh gjermanë – politikanë, gazetarë dhe drejtues biznesi – e kanë përshkruar udhëtimin e tyre në Izrael si një tur të kontrolluar rreptësisht nga autoritetet, më shumë propagandistik sesa shkëmbim i sinqertë kulturor apo diplomatik.

Udhëtimi, i organizuar nga Ministria e Jashtme izraelite dhe i mbuluar tërësisht me shpenzime, u fokusua pothuajse tërësisht tek mesazhet e sigurisë kombëtare dhe narrativa nacionaliste, ndërsa sipas pjesëmarrësve munguan zërat kritikë, perspektivat e opozitës, pikëpamjet palestineze dhe çdo diskutim mbi diplomacinë apo paqen.

Disa pjesëmarrës pretenduan se u nxitën të jepnin deklarata pozitive, të cilat më pas u publikuan në mediat izraelite. Ata thonë se u dekurajuan të kritikonin qeverinë, dhe në disa raste madje u krijua frikë se çdo koment i hapur kritik mund t’i stigmatizonte si “pro-Hamas”.

Gazetarët që morën pjesë në tur raportuan se mbulimi mediatik dukej i koordinuar dhe se brifingjet e planifikuara për çështjet humanitare u zëvendësuan me takime të mbyllura ushtarake “off the record”.

Polemika u thellua edhe nga komentet e një udhërrëfyesi të identifikuar si Stas Eytan Sternberg, i cili sipas delegatëve shprehu hapur pikëpamje të ekstremit të djathtë, pro-vendbanimeve dhe deklaroi se ishte “i zhgënjyer që lufta në Gaza kishte mbaruar”. Ai dyshohet gjithashtu se ka shpërndarë në rrjete sociale thirrje për boshatisjen e Gazës nga palestinezët dhe zëvendësimin e saj me vendbanime hebraike.

Në përfundim, të rinjtë gjermanë thanë se u trajtuan thjesht si “përçues mesazhesh” të qeverisë izraelite, duke e përshkruar të gjithë vizitën si një platformë propagande, pa asnjë qasje diplomatike apo përpjekje për ndërtimin e paqes.

Video

Bota në një minutë..

Protestat e nxënësve të shkollave të mesme vijuan të premten në Francë, ndërsa tensionet mbeten të larta. Vetëm gjatë ditës së premte u arrestuan 1,747 persona, ndërsa numri i përgjithshëm i arrestimeve që nga e hëna ka kaluar 5,000. Shifrat u bënë publike nga ministri i Brendshëm francez, Laurent Nunez, i cili tha se protestat prekën 735 shkolla, rreth 30% më pak se në ditët e mëparshme. Sipas tij, incidente të dhunshme u regjistruan pranë 158 shkollave, me hedhje objektesh dhe përleshje që përfshinë forcat e rendit, mësues, gazetarë dhe kalimtarë. Lëvizja nisi më 17 shtator në rajonin e Parisit, si protestë kundër kushteve në shkolla dhe mungesës së fondeve për arsimin. Ajo është përhapur gradualisht në të gjithë vendin dhe është shoqëruar me incidente në disa qytete.

Bota në një minutë..

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news