Bota 2025-11-24 12:00:00 Nga VNA

Eksodi i të pasurve: A po i kushton Norvegjisë barazia më shumë sesa mendon?

Ndaje në Whatsapp

Eksodi i të pasurve: A po i kushton Norvegjisë barazia më

Norvegjia po përjeton një eksod të paprecedent të të pasurve: qindra milionerë, mes tyre biznesmenë, sipërmarrës dhe trashëgimtarë të mëdhenj, po braktisin vendin për të shmangur taksën e pasurisë – një traditë norvegjeze që daton nga viti 1892 dhe që sot është ndër më të lartat në Europë. Njëri prej tyre, Borger Borgenhaug, sot jeton në një vilë buzë liqenit në Zvicër, larg nipërve dhe aromës së detit nordik, i bindur se klima politike e Norvegjisë është bërë “armiqësore ndaj biznesit”.

Pavarësisht largimeve, taksa e pasurisë po sjell të ardhura rekord. Rreth 12% e norvegjezëve e paguajnë, dhe të ardhurat nga kjo taksë përbëjnë 0.6% të PBB-së – një shumë që qeveria e konsideron thelbësore për ruajtjen e barazisë sociale dhe financimin e shërbimeve publike. Studimet zyrtare tregojnë se barra bie kryesisht mbi më të pasurit dhe nuk dëmton drejtpërdrejt investimet apo punësimin.

Eksodi i të pasurve: A po i kushton Norvegjisë barazia më

Por kritikët paralajmërojnë për një tjetër kosto: boshatisjen e vendit nga kapitali dhe talentet. Rreth 40% e atyre që largohen janë pronarë biznesesh, ndërsa sipërmarrësit thonë se taksa i penalizon para se të gjenerojnë fitime. Norvegjia ka nivelin më të ulët të kapitalit sipërmarrës në rajon, dhe disa frikësohen se modeli fiskal po ul kapacitetin e vendit për të krijuar gjigantët e ardhshëm të teknologjisë dhe industrisë.

Eksodi i të pasurve: A po i kushton Norvegjisë barazia më

Ndërkohë vende si Britania, Franca dhe Italia hezitojnë të ndjekin shembullin norvegjez, ndërsa milionerët botërorë po “votojnë me këmbë”, duke u shpërndarë drejt vendeve me taksa më të ulëta si Zvicra, Emiratet, SHBA dhe Italia. Dilema mbetet: taksa e pasurisë mban barazinë gjallë – por a e varfëron inovacionin? Norvegjia është bërë prova më e dukshme e këtij ekuacioni të paqëndrueshëm.

Video

“Prania Besnike” jep efekt, socialistët i japin fund të Premtes së Zezë

Mos u lodh kot ta postosh se e kanë marrë ata të SPAK për hetim …

SPAK zbarkon në vilën e mikut të Ramës/ Sekuestrohet telefoni i Ron Yeffet, kontratat nën lupën e hetuesve

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news