Bota 31 May 2025, 07:46 Nga VNA

Elon Musk tërhiqet nga drejtimi i DOGE: Do të vazhdoj të jem mik dhe këshilltar i Trump

Ndaje në Whatsapp
Elon Musk tërhiqet nga drejtimi i DOGE: Do të vazhdoj të jem mik

Elon Musk është shfaqur në një konferencë me Presidentin Amerikan, Donald Trump, ku ka mbajtur edhe fjalimin e lamtumirës nga drejtimi i DOGE.

Në fjalën e tij, Musk ka deklaruar se “ky nuk është fundi i DOGE, ky është në fakt fillimi”, shkruan A2.

“Ekipi i DOGE do të bëhet më i fortë me kalimin e kohës. Jam i bindur se me kalimin e kohës do të shohim një reduktim të humbjeve me një trilion dollar”, theksoi miliarderi Elon Musk.

“Mendoj se ekipi i DOGE po bën një punë të jashtëzakonshme, ata do të vazhdojnë të bëjnë një punë të jashtëzakonshme dhe unë do të vazhdoj të jem një mik dhe këshilltar i Presidentit (Donald Trump)”, u shpreh më tej Musk.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme