Bota 25 September 2024, 09:09 Nga VNA

Departamenti i Drejtësisë Padit Visa-n për Sjellje Monopoliste dhe Antikonkurruese

Ndaje në Whatsapp
Departamenti i Drejtësisë Padit Visa-n për Sjellje Monopoliste

Departamenti i Drejtësisë në SHBA ka paditur kompaninë Visa për sjellje monopoliste dhe antikonkurruese në tregjet e rrjeteve të kartave të debitit. Sipas padisë, Visa akuzohet se ruan në mënyrë të paligjshme monopolin duke penguar konkurrentët ekzistues dhe duke parandaluar zhvillimin e alternativave innovative të pagesave me kartat e debitit. Mbi 60% e transaksioneve me kartat e debitit në SHBA kryhen përmes Visa-s, duke i mundësuar kësaj kompanie të mbledhë çdo vit mbi 7 miliardë dollarë komisione. Visa, thuhet në padi, përdor fuqinë e saj për të mbrojtur veten nga konkurrenca përmes marrëveshjeve që penalizojnë klientët që zgjedhin rrjete të tjera të kartave të debitit. Këto veprime i bëjnë tregtarët dhe bankat të mbështeten vetëm te Visa, duke i mbytur konkurrentët më të vegjël dhe me kosto më të ulët. Përsëri sipas padisë, Visa nxit potencialët konkurrentë të bëhen partnerë përmes stimujve financiarë dhe kërcënimeve me tarifa ndëshkuese. Prokurori i Përgjithshëm Garland deklaroi se Visa përdor fuqinë e saj për të ngarkuar tarifa shumë më të larta se ato që do të ekzistonin në një treg konkurrues. Këto kosto më pas i transferohen konsumatorëve në formën e çmimeve më të larta, cilësisë më të ulët ose shërbimeve të reduktuara. Padia synon të rivendosë konkurrencën në tregjet e pagesave me kartat e debitit, në emër të publikut amerikan. Visa është akuzuar gjithashtu për blerjen e konkurentëve potencialë për të mbrojtur pozicionin e saj dominues. Kjo padi vjen pas përpjekjes për të penguar Visa-n të blejë Plaid, një kompani teknologjie që ofronte zgjidhje inovative për pagesat online. Padia synon të ndalojë këto praktika monopoliste dhe të rivendosë një treg të ndershëm. Sipas Departamentit të Drejtësisë, fuqia monopoliste e Visa-s ka ndikuar negativisht në inovacionin në sistemin e pagesave me kartat e debitit. Rritja e tarifave të saj ndikon drejtpërdrejt çmimet e produkteve dhe shërbimeve në të gjithë ekonominë.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme