Bota 21 September 2024, 09:31 Nga VNA

Akuzohen se spiunuan për Mossad, Turqia dënon me 250 vite burg 37 persona, mes tyre edhe një shqiptar

Ndaje në Whatsapp
Akuzohen se spiunuan për Mossad, Turqia dënon me 250 vite burg 37

Një gjykatë në Turqi ka dhënë në total rreth 250 vjet burg për 37 të shpallur fajtorë si spiunë të Mossad-it izraelit, sipas dokumenteve të publikuara nga rrjeti arab The National. Dënimet vijnë teksa Turqia thotë se po shton fushatën kundër spiunëve të Izraelit në vend dhe redukton lidhjet me vendin, prej opozicionit të luftës brutale që po zhvillohet në Gaza.

Ahmet Koray Ozgurun e Alperen Erkut u dënuan kësaj jave me tetë vjet burg secili për zotërim ionformacioni të ndaluar me qëllim spiunazhi, sipas listës së akuzave në gjykatën kriminale në Stamboll. Ata kanë të dretën e apelit dhe koha e kaluar prapa hekurave do të llogaritet në dënim, shtojnë autoritetet.

35 të dënuarve të tjerë iu dhanë nga pesë e gjashtë vjet burg secilit për të njëjtat akuza, thuhet në dokument. Zyrtarët turkë nuk jepnin informacione për tipin e informacioneve që ata kishin marrë në zotërim, por dënimet thonin se bazoheshin në rëndësinë e objektit të krimit si dhe masën e qëllimshmërisë së të akuzuarve.

Avokati i të dënuarve tha se nuk kishte prova konkrete kundër tyre. Bashkë me ta rreth 20 të akuzuar të tjerë ishin shpallur të pafajshëm për të njëjtat akuza. Muajin e kaluar Turqia tha se kishte arrestuar një financier të Mossad në vend, shqiptarin e Kosovës Liridon Rexhepi, a që kishte hyrë në vend më 25 gusht dhe u ndalua disa ditë më vonë nga anti-terrorizmi i Stambollit, pas sinjalizimit të inteligjencës turke MIT.

Burimet thanë asokohe Rexhepi akuzohej për spiunazh kundër shtetit, me transferta parash për agjentët e Mossad në Turqi, që operonin me dronë ose kryenin operacione psikologjike kundër interesave palestineze dhe te Sirisë. Burimet thonë se Rexhepi ka pranuar akuzat e transferimti të parave.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme