Bota 25 September 2024, 08:07 Nga VNA

“Netanjahu ndalet si Hitleri”, Erdogan sulmon ashpër kryeministrin izraelit në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara

Ndaje në Whatsapp
“Netanjahu ndalet si Hitleri”, Erdogan sulmon ashpër

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, shfrytëzoi fjalimin e tij të gjatë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të martën për të përmendur Gazën, si një shembull të dështimeve te sistemit të OKB-së.

“Jo vetëm fëmijët po vdesin në Gaza, por edhe sistemi i Kombeve të Bashkuara. E vërteta po vdes, vlerat që Perëndimi pretendon të mbrojë po vdesin, shpresat e njerëzimit për të jetuar në një botë më të drejtë po vdesin një nga një”, ka deklaruar Erdogan.

Ai ka vazhduar duke kërkuar që të ndalet lufta në Gaza teksa ka bërë sërish një krahasim mes Netanyahut dhe Hitlerit.

“70 vjet më parë, ashtu si Hitleri u ndalua nga një aleancë e humanitetit, Netanyahu dhe rrjeti i tij vrasës duhet të ndalohet nga një aleancë e humanitetit”, është shprehur Erdogan.

Udhëheqësi konservator turk ka sulmuar po ashtu ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në Paris këtë verë.

“Një ngjarje sportive e ndjekur nga fëmijë të pafajshëm dhe qindra miliona njerëz të të gjitha moshave dhe besimeve është përdorur si një mjet në një mënyrë shumë të shëmtuar për propagandën e de-gjinorizimit”, ka deklaruar Erdogan.

“Ato skena të këqija jo vetëm që kanë plagosur thellë botën katolike, botën e krishterë, por edhe myslimanët dhe këdo që respekton vlerat e shenjta”,ka shtuar ai.

 

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme