Bota 20 Prill 2026, 07:40 Nga VNA

Vazhdojnë përgatitjet në Islamabad për bisedimet SHBA–Iran, Pakistani ndërpret transportin publik, zona rrethohet me tela me gjemba

Ndaje në Whatsapp
Vazhdojnë përgatitjet në Islamabad për bisedimet

Pavarësisht paqartësive që rrethojnë raundin e ri të bisedimeve mes Shtetet e Bashkuara dhe Iranit në Islamabad, autoritetet në Pakistani vijojnë përgatitjet për pritjen e delegacioneve.

Sipas dy burimeve të sigurisë në Pakistan, dy avionë të mëdhenj transporti ushtarak amerikanë të tipit C-17 janë ulur në një bazë ajrore të dielën pasdite, duke transportuar pajisje sigurie dhe mjete logjistike përpara mbërritjes së delegacionit amerikan.

Në të njëjtën kohë, autoritetet komunale në Islamabad kanë ndërprerë transportin publik dhe kanë kufizuar qarkullimin e mjeteve të rënda të transportit të mallrave në qytet, në kuadër të masave të sigurisë.

Masa të shtuara janë vërejtur edhe pranë Serena Hotel Islamabad, ku u zhvilluan bisedimet javën e kaluar. Zona përreth është rrethuar me tela me gjemba, ndërsa hoteli u ka kërkuar të gjithë klientëve të lirojnë ambientet.

Zhvillimet e fundit nënvizojnë rëndësinë e këtyre bisedimeve, të cilat priten me interes të lartë ndërkombëtar, ndërkohë që mbetet e paqartë nëse takimi do të zhvillohet sipas planit në ditët në vijim.

Video

Forcat amerikane kanë ndaluar dhe marrë nën kontroll një anije me flamur iranian pranë Ngushticës së Hormuzit, në ndërhyrjen e parë që nga nisja e bllokadës ndaj Iranit. Sipas US Central Command, marinsat zbarkuan nga ajri mbi anijen “Touska” dhe morën kontrollin e saj. Donald Trump deklaroi se anija refuzoi urdhrin për të ndaluar dhe u godit në dhomën e motorit për ta neutralizuar. SHBA pretendon se anija ishte nën sanksione për aktivitete të paligjshme. Nga ana tjetër, Irani e quajti ndërhyrjen akt piraterie dhe paralajmëroi reagim. Ngjarja vë në pikëpyetje edhe bisedimet e mundshme mes dy vendeve për zgjatjen e armëpushimit.

Tre persona u vranë të dielën në një sulm ajror amerikan ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge në Karaibe, bëri të ditur ushtria amerikane, duke çuar në të paktën 180 numrin e viktimave në kuadër të kësaj fushate në Paqësorin lindor dhe Detin e Karaibeve. Operacionet ushtarake kanë nisur që nga shtatori i vitit 2025 dhe, sipas autoriteteve amerikane, janë pjesë e një “lufte” kundër karteleve të drogës që veprojnë nga Amerika Latine drejt tregut të SHBA-së. Disa nga këto grupe janë cilësuar si organizata “terroriste”, ndërsa shpesh përdoret termi “narko-terroristë” për anëtarët e tyre. https://www.vna.al/bota/serish--ajror-amerikan-ne-karaibe-tre-te-vrare-ne-nje-anije-te-dyshuar--i22774

Marinsat amerikanë ndalojnë dhe marrin nën kontroll anijen me flamur iranian në Detin Arabik Forcat e Marinës së SHBA kanë ndërmarrë një operacion për ndalimin dhe marrjen nën kontroll të anijes tregtare “M/V Touska” në Detin Arabik. Sipas Komandës Qendrore të SHBA (CENTCOM), marinsat u nisën me helikopter nga anija amfibe “USS Tripoli (LHA 7)” dhe zbarkuan mbi mjetin lundrues me flamur iranian më 19 prill. Operacioni u krye pasi destrojeri “USS Spruance (DDG 111)” neutralizoi sistemin e shtytjes së anijes. Autoritetet amerikane bëjnë me dije se ndërhyrja erdhi pasi “M/V Touska” nuk iu bind paralajmërimeve të përsëritura të forcave amerikane për një periudhë prej gjashtë orësh.

Kristjan Asllani ia bën sefte në Superligën Turqisë me fanellën e Besiktasit duke shënuar golin e parë. Mesfushori shqiptar ka shënuar gol nga penalltia ndaj Samsunsporit. Asllani shënoi nga 11-metërshi në minutat e fundit, por skuadra e tij u mposht 2:1 në ndeshjen e javës së 30-të në Superligë. Ky ishte goli i parë i lojtarit ‘kuqezi’ me fanellën e klubit turk.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme