Sociale 20 April 2026, 14:39 Nga VNA

KLSH zbulon mospërputhje 153.8 mln lekë nga AKUK në 5 projekte ujësjellësish të financuara nga Banka Botërore

Ndaje në Whatsapp

KLSH zbulon mospërputhje 153.8 mln lekë nga AKUK në 5 projekte

Auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve (AKUK) ka nxjerrë në pah një diferencë të konsiderueshme në raportimin e fondeve të projekteve të financuara nga Banka Botërore, por edhe një problem më të thellë strukturor në mënyrën si funksionon sistemi i raportimit financiar.

Sipas gjetjeve, për 5 projekte të zbatuara nga bashkitë dhe shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve, vlera e raportuar te Banka Botërore arrin në 341,004,000 lekë, ndërsa totali i urdhërshpenzimeve të raportuara nga njësitë zbatuese është vetëm 187,204,480 lekë. Diferenca prej 153,799,520 lekësh nuk është shoqëruar me dokumentacion justifikues.

Në praktikë, raportimi i AKUK ndaj Bankës Botërore bazohet në të dhënat e sistemit të Thesarit (cash), ndërsa pasqyrat financiare përgatiten mbi bazë akruale, duke krijuar dy linja paralele raportimi që nuk rakordojnë plotësisht.

Po kështu, raportimi mbështetet mbi pagesat e kryera dhe jo mbi shpenzime të verifikuara me dokumentacion. Edhe pse vlera prej 341,004,000 lekësh përputhet me shpenzimet e regjistruara në Thesar, audituesit konstatojnë mungesë dokumentesh mbështetëse nga bashkitë dhe ujësjellësit, duke krijuar një hendek mes pagesave dhe provueshmërisë së tyre.

Problemet shtrihen edhe në vetë sistemin financiar të institucionit. Pasqyrat financiare mbahen në formatin Excel dhe nuk janë të integruara me sistemet zyrtare, çka rrit rrezikun për ndërhyrje të paautorizuara dhe mungesë gjurmësh auditimi.

Auditimi evidenton gjithashtu mungesë koordinimi mes AKUK dhe njësive vendore, duke theksuar vështirësi në sigurimin e dokumentacionit dhe në rakordimin e të dhënave. Kjo dobësi institucionale shoqërohet me mangësi në kontrollin e brendshëm, pasi AKUK nuk ka kryer kontrolle për përdorimin e fondeve të subvencioneve nga shoqëritë përfituese.

Auditimi rekomandon ndërhyrje të thella, duke përfshirë integrimin e sistemeve financiare, forcimin e kontrollit të brendshëm dhe krijimin e mekanizmave të detyrueshëm për rakordimin e të dhënave mes AKUK, bashkive dhe ujësjellësve përpara raportimit te Banka Botërore./ekofin.al

Video

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme