Irani duket se po përshpejton ndjeshëm zhvillimin e programit të tij ushtarak në një periudhë tensionesh të larta në rajon.
Sipas mediave shtetërore iraniane, komandanti i Forcës Hapësinore të Gardës Revolucionare, Majid Mousavi, deklaroi se vendi po modernizon dhe forcon arsenalin e tij me një ritëm më të shpejtë se para përplasjes me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.
Deklarata u shoqërua me publikimin e një videoje propagandistike nga Islamic Revolutionary Guard Corps, ku shfaqen pamje nga një strukturë e nëndheshme raketore. Në video, Mousavi shihet duke inspektuar ambientet, ndërsa në sfond shfaqen dronë, raketa dhe sisteme lëshimi.
Pamjet përfshijnë gjithashtu teste dhe lëshime raketash nga toka, të cilat sipas autoriteteve synojnë të tregojnë kapacitetet e përmirësuara ushtarake të vendit.
Ky zhvillim vjen në një moment delikat, ndërsa përpjekjet diplomatike për uljen e tensioneve vijojnë paralelisht me sinjale të qarta të forcimit ushtarak në terren. Ekspertët vlerësojnë se publikimi i këtyre pamjeve synon të përcjellë një mesazh force dhe gatishmërie në një rajon me ekuilibra të brishtë.






















