Bota 19 Prill 2026, 12:45 Nga VNA

Kronologjia e bisedimeve të rëndësishme mes SHBA-së dhe Iranit, ulje-ngritjet e 10 datave më të rëndësishme

Ndaje në Whatsapp
Kronologjia e bisedimeve të rëndësishme mes SHBA-së dhe

Bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë shoqëruar me tensione të vazhdueshme, kërcënime dhe përpjekje të pasuksesshme për marrëveshje.

Më poshtë paraqitet një kronologji e zhvillimeve kryesore:

28 shkurt, konflikti shpërtheu pasi SHBA-të dhe Izraeli nisën sulme ndaj Iranit, duke shënuar dështimin e përpjekjeve diplomatike.

6 mars, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se nuk do të kishte marrëveshje me Iranin “përveç dorëzimit të pakushtëzuar”.

21 mars, Trump vendosi një afat, duke kërcënuar se do të godiste infrastrukturën energjetike të Iranit nëse ky i fundit nuk hapte Ngushticën e Hormuzit.

Vetëm dy ditë më vonë, më 23 mars, ai shtyu afatin, duke përmendur “biseda produktive”, çka u pasua nga disa shtyrje të tjera.

7 prill, Trump paralajmëroi se “një qytetërim i tërë do të vdesë” nëse ngushtica nuk hapej brenda një afati të ri.

Një ditë më pas, më 8 prill, Pakistani ndërhyri si ndërmjetës dhe njoftoi një armëpushim dyjavor mes palëve për të mundësuar vazhdimin e negociatave.

11 prill, zyrtarë të lartë nga të dy vendet, përfshirë zëvendëspresidentin amerikan JD Vance dhe ministrin e jashtëm iranian Abbas Araghchi, u takuan në Pakistan. Pas 21 orësh bisedimesh intensive, palët mbetën larg një marrëveshjeje për çështjet kryesore.

12 prill, Trump njoftoi vendosjen e një bllokade ndaj porteve iraniane, duke shtuar presionin mbi Teheranin.

17 prill, ministri i jashtëm iranian Abbas Araghchi deklaroi se Ngushtica e Hormuzit do të qëndronte e hapur për pjesën e mbetur të armëpushimit, ndërsa Trump theksoi se bllokada amerikane do të vazhdonte.

Një ditë më vonë, më 18 prill, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike njoftoi se do të bllokonte sërish ngushticën. Në të njëjtën kohë, Trump deklaroi se po zhvilloheshin “biseda shumë të mira”, por përsëriti se SHBA-të nuk do të “shantazhohen” për këtë rrugë ujore strategjike.

Video

Forcat amerikane kanë ndaluar dhe marrë nën kontroll një anije me flamur iranian pranë Ngushticës së Hormuzit, në ndërhyrjen e parë që nga nisja e bllokadës ndaj Iranit. Sipas US Central Command, marinsat zbarkuan nga ajri mbi anijen “Touska” dhe morën kontrollin e saj. Donald Trump deklaroi se anija refuzoi urdhrin për të ndaluar dhe u godit në dhomën e motorit për ta neutralizuar. SHBA pretendon se anija ishte nën sanksione për aktivitete të paligjshme. Nga ana tjetër, Irani e quajti ndërhyrjen akt piraterie dhe paralajmëroi reagim. Ngjarja vë në pikëpyetje edhe bisedimet e mundshme mes dy vendeve për zgjatjen e armëpushimit.

Tre persona u vranë të dielën në një sulm ajror amerikan ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge në Karaibe, bëri të ditur ushtria amerikane, duke çuar në të paktën 180 numrin e viktimave në kuadër të kësaj fushate në Paqësorin lindor dhe Detin e Karaibeve. Operacionet ushtarake kanë nisur që nga shtatori i vitit 2025 dhe, sipas autoriteteve amerikane, janë pjesë e një “lufte” kundër karteleve të drogës që veprojnë nga Amerika Latine drejt tregut të SHBA-së. Disa nga këto grupe janë cilësuar si organizata “terroriste”, ndërsa shpesh përdoret termi “narko-terroristë” për anëtarët e tyre. https://www.vna.al/bota/serish--ajror-amerikan-ne-karaibe-tre-te-vrare-ne-nje-anije-te-dyshuar--i22774

Marinsat amerikanë ndalojnë dhe marrin nën kontroll anijen me flamur iranian në Detin Arabik Forcat e Marinës së SHBA kanë ndërmarrë një operacion për ndalimin dhe marrjen nën kontroll të anijes tregtare “M/V Touska” në Detin Arabik. Sipas Komandës Qendrore të SHBA (CENTCOM), marinsat u nisën me helikopter nga anija amfibe “USS Tripoli (LHA 7)” dhe zbarkuan mbi mjetin lundrues me flamur iranian më 19 prill. Operacioni u krye pasi destrojeri “USS Spruance (DDG 111)” neutralizoi sistemin e shtytjes së anijes. Autoritetet amerikane bëjnë me dije se ndërhyrja erdhi pasi “M/V Touska” nuk iu bind paralajmërimeve të përsëritura të forcave amerikane për një periudhë prej gjashtë orësh.

Kristjan Asllani ia bën sefte në Superligën Turqisë me fanellën e Besiktasit duke shënuar golin e parë. Mesfushori shqiptar ka shënuar gol nga penalltia ndaj Samsunsporit. Asllani shënoi nga 11-metërshi në minutat e fundit, por skuadra e tij u mposht 2:1 në ndeshjen e javës së 30-të në Superligë. Ky ishte goli i parë i lojtarit ‘kuqezi’ me fanellën e klubit turk.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme