Politika 20 April 2026, 16:12 Nga VNA

Paralajmërimi i Kos: Shqipëria rrezikon humbjen e 67 milionë eurove nga Plani i Rritjes, mungojnë reformat....

Ndaje në Whatsapp
Paralajmërimi i Kos: Shqipëria rrezikon humbjen e 67 milionë

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, u ka dërguar një paralajmërim të prerë gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor: dështimi në zbatimin e reformave të dakorduara mund t'i kushtojë rajonit mbi 700 milionë euro deri në mesin e këtij viti.

Sipas informacioneve të siguruara nga Radio Evropa e Lirë (RFE), Kos u ka drejtuar një letër zyrtare kryeqyteteve të rajonit më 17 prill, ku kërkohet përshpejtimi i reformave për të mos humbur potencialin financiar të Planit të Rritjes së BE-së.

Afati i fundit dhe "faza e humbjes së përhershme"
Deri më tani, këstet e para të financimit janë lëvruar për pesë vende të rajonit, me përjashtim të Bosnjë-Hercegovinës, e cila mbetet prapa për shkak të vonesave në miratimin e agjendës së reformave.

Megjithatë, fundi i qershorit të këtij viti shënon një kthesë kritike. Sipas rregullave të BE-së, çdo vend që nuk përmbush reformat e mbetura hyn në atë që quhet "faza e humbjes së përhershme" – që do të thotë se fondet e alokuara për atë periudhë digjen dhe nuk mund të rikuperohen më.

Bilanci i humbjeve sipas vendeve
Nëse reformat mbeten të pazbatuara, shumat që rrezikojnë të humbasin sipas vendeve janë:

Bosnjë-Hercegovina: €373.9 milionë
Serbia: mes €108.7 dhe €135.9 milionë
Kosova: €68.8 milionë
Shqipëria: €67.7 milionë
Maqedonia e Veriut: €49.2 milionë
Mali i Zi: €15.1 milionë
Në total, humbja potenciale kap shifrën prej 710.6 milionë eurosh, ose rreth 11.84% të vlerës totale të financimit të parashikuar.

Plani i Rritjes është paketa më ambicioze e Bashkimit Evropian për rajonin deri më sot, me një vlerë totale prej 6 miliardë eurosh. Synimi kryesor i këtij projekti është të nxisë konvergjencën ekonomike, duke synuar dyfishimin e ekonomive të vendeve të Ballkanit Perëndimor brenda dhjetë viteve të ardhshme.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme