Kronika 20 April 2026, 14:47 Nga VNA

Vrau 41-vjeçarin tre vite më parë, arrestohet Agim Gashi në Fier

Ndaje në Whatsapp

Vrau 41-vjeçarin tre vite më parë, arrestohet Agim Gashi

Një 38-vjeçar i dyshuar për vrasje u arrestua këtë të hënë nga policia.

Bëhet fjalë për Agim Gashin 38 vjeç, i cili kërkohej për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

38-vjeçari dyshohet se, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin K. G. (aktualisht në paraburgim në ambientet e IEVP Fier), më datë 07.12.2023, në lagjen “16 Prilli”, Fier, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti që drejtohej nga shtetasi Elton Javor. Për pasojë 41-vjeçari ndërroi jetë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme