Bota 19 Prill 2026, 09:34 Nga VNA

Shkëndija, kërcitje, shpërthim!

Ndaje në Whatsapp
Shkëndija, kërcitje, shpërthim!

Është stina e zjarreve për financat, shkruan Ken Miller. Një ish-bankier i lartë parashikon se një sistem pagash i pareformuar dhe zhveshja e rregullimit do të përshpejtojnë krizën e ardhshme financiare, shkruan The Economist

Kanë kaluar tashmë pak më shumë se 17 vjet që nga kriza financiare e shkaktuar nga falimentimi i Lehman Brothers, dhe bursat amerikane janë sërish në ose pranë niveleve historike.

Dy shtytësit kryesorë të optimizmit të investitorëve janë Inteligjenca Artificiale dhe një mjedis rregullator dukshëm i zbutur. Këta faktorë, të kombinuar me një sistem kompensimi në Wall Street që ka mbetur në thelb i pandryshuar që prej vitit 2008, janë bashkuar tani për të përgatitur terrenin e kolapsit financiar të radhës.

Pas krizës së vitit 2008, legjislacioni Dodd-Frank që presidenti Barack Obama nënshkroi në vitin 2010 forcoi bankat e mëdha duke rritur kërkesat për kapital dhe duke vendosur kufizime të tjera mbi marrjen e riskut. Por Seksioni 956 i atij ligji, dispozita që udhëzonte rregullatorët të frenonin pagesat nxitëse që nxisin rrezik të tepruar, u la, në praktikë, në sirtar gjatë administratës së parë të Donald Trump dhe sot ekziston vetëm në letër. Reforma më e rëndësishme e stimujve në Wall Street nuk hyri kurrë në fuqi.

Bonuset janë zemra që rreh e sistemit modern financiar. Ndërsa shumica e amerikanëve e mendojnë një bonus si një përqindje të vogël të pagës bazë, në Wall Street, bonuset janë zakonisht shumëfish i një page që vetë mund të jetë disa qindra mijëra dollarë. U fol për “clawbacks”, rikthim të shpërblimeve për marrëveshje të këqija, me synimin për të përputhur stimujt e negociatorëve me shëndetin afatgjatë të punëdhënësve të tyre.

Por “clawbacks” mbeten të rralla dhe kryesisht simbolike. Tregtarët, bankierët e investimeve dhe menaxherët e aseteve vazhdojnë të shpërblehen për rritjen e fitimit në vitin aktual, edhe kur transaksionet që ata kryejnë sjellin humbje më vonë.

Kjo kulturë stimujsh të mëdhenj dhe afatshkurtër nuk kufizohet më te bankat tradicionale që Dodd-Frank synoi të rregullonte. Pagesat në institucionet jobankare, sot motorë jetikë të financës, priren po aq drejt logjikës së fitimit afatshkurtër. Talenti është zhvendosur drejt institucioneve të vogla tregtare, lehtësisht të rregulluara, të ndërtuara rreth modeleve të automatizuara, arbitrazhit statistikor dhe ekzekutimit me shpejtësi ultra të lartë.

Partnerët marrin një pjesë të fitimeve vjetore. Pa shtyrje në kohë. Pa “clawbacks”. Shumica tregtojnë me fonde të huazuara dhe nuk kanë asnjë organ rregullator mbikëqyrës.

Dodd-Frank nuk e parashikoi kurrë një botë ku pjesa më e madhe e krijimit të tregut dhe e likuiditetit brenda ditës do të menaxhohej nga sisteme të automatizuara, të mbikëqyrura nga inxhinierë financiarë, bonuset e të cilëve lidhen me fitueshmërinë e modeleve, jo me stabilitetin e tregut.

Kredia private, tashmë një sektor bankar-hije (shadow banking sector) me vlerë shumë triliona dollarë, i kompenson negociatorët e saj në një bazë edhe më asimetrike sesa bankat para vitit 2008.

Drejtuesit në këto firma përfitojnë pagesa të mëdha “carried interest” të lidhura me volumin e kredive dhe me kthimet e fondeve në vitet e para të një strategjie, edhe pse performanca reale e këtyre kredive jo likuide mund të mos dihet për një dekadë. Industria e sotme e kredisë private ka rikrijuar strukturën e stimujve që ushqeu bumin e hipotekave me risk të lartë (subprime), vetëm se më e fuqishme dhe me më pak mbikëqyrje.

Bizneset e hipotekave dhe të kreditimit të konsumatorit funksionojnë nën stimuj të ngjashëm, duke mos mbajtur asnjë ekspozim afatgjatë ndaj rreziqeve që krijojnë. Pikërisht ky ishte dinamizmi që prodhoi krizën e fundit, i rilindur përmes kanaleve të reja.

E gjithë kjo po ndodh në një epokë mungese ekstreme rregullimi. Herët në mandatin e tij të parë, Donald Trump urdhëroi që për çdo rregullore të re të nxjerrë, dy rregullore ekzistuese të hiqeshin. Pjesë të mëdha të Dodd-Frank u zhbënë, duke liruar nga mbikëqyrja e shtuar të gjitha bankat, përveç më të mëdhave dhe duke zhvendosur fokusin e rregullatorëve nga rregullat tek inovacioni dhe rritja.

Në mandatin e dytë të Trump, qasja e tij ka kaluar nga ndryshimi i rregullave te zëvendësimi i zbatuesve. Pozicione të larta në gjithë arkitekturën rregullatore janë mbushur me antirregullatorë, drejtues agjencish të ardhur nga industritë që tani mbikëqyrin, shefa zbatimi karrierat e të cilëve u ndërtuan mbi kundërshtimin e rregullave që janë të ngarkuar t’i zbatojnë, dhe oficerë mbikëqyrës që e kundërshtojnë hapur vetë konceptin e mbikëqyrjes. Rregullat mbeten; arbitrat zhduken.

Siç u shpreh Russell Vought, drejtor i Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit të Trump dhe një nga arkitektët e kësaj strategjie administrative: “Personeli është politika”. Në shkurt, pasi shkarkoi drejtorin e Byrosë për Mbrojtjen Financiare të Konsumatorit, Trump e emëroi Vought drejtor të përkohshëm të agjencisë. Menjëherë, Vought urdhëroi një pezullim të gjerë të veprimtarive të saj, duke ndalur hetimet, zbatimin, hartimin e rregullave dhe madje edhe sigurimin e fondeve shtesë. Kategori të tëra të kreditimit grabitqar u trajtuan, në praktikë, si të pashqyrtueshme.

Në Komisionin e Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimit, çështjet kundër firmave të mëdha të kriptos dhe fintech janë hedhur poshtë ose janë pezulluar pa afat. Krahët mbikëqyrës të Zyrës së Kontrollorit të Monedhës dhe të Rezervës Federale kanë ricaktuar ose lënë mënjanë ekzaminuesit e karrierës që dikur shqyrtonin mospërputhjet e likuiditetit dhe rreziqet operacionale.

Kjo u jep institucioneve financiare liri të blejnë asete afatgjata me rendiment më të lartë e të vështira për t’u shitur dhe t’i financojnë ato me detyrime afatshkurtra më të lira, duke rritur fitimet përmes një strukture bilanci me mospërputhje të rrezikshme mes aktiveve dhe detyrimeve.

Ndërkohë, shkelës financiarë me lidhje politike falen. Krimi i jakave të bardha është bërë i negociueshëm.

Kur Lehman falimentoi, dështimi i tij shkaktoi rreth 10 trilionë dollarë humbje në kapitalizimin e aksioneve globale brenda pak javësh. Është e pamundur të dihet se cila do të jetë shkëndija që do të ndezë zjarrin e radhës. Një konsensus i papritur se Inteligjenca Artificiale nuk do të përmbushë pritshmëritë?

Një mashtrim i madh korporativ? Diçka krejt tjetër? Ajo që është e qartë është se, sapo flakët të nisin, do të ketë mjaftueshëm lëndë djegëse për t’i përhapur, falë obsesionit të Wall Street me bonuset, ilikuiditetin e fshehur, mospërputhjen mes aktiveve dhe detyrimeve si dhe tregjet e parregulluara./monitor

Video

Forcat amerikane kanë ndaluar dhe marrë nën kontroll një anije me flamur iranian pranë Ngushticës së Hormuzit, në ndërhyrjen e parë që nga nisja e bllokadës ndaj Iranit. Sipas US Central Command, marinsat zbarkuan nga ajri mbi anijen “Touska” dhe morën kontrollin e saj. Donald Trump deklaroi se anija refuzoi urdhrin për të ndaluar dhe u godit në dhomën e motorit për ta neutralizuar. SHBA pretendon se anija ishte nën sanksione për aktivitete të paligjshme. Nga ana tjetër, Irani e quajti ndërhyrjen akt piraterie dhe paralajmëroi reagim. Ngjarja vë në pikëpyetje edhe bisedimet e mundshme mes dy vendeve për zgjatjen e armëpushimit.

Tre persona u vranë të dielën në një sulm ajror amerikan ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge në Karaibe, bëri të ditur ushtria amerikane, duke çuar në të paktën 180 numrin e viktimave në kuadër të kësaj fushate në Paqësorin lindor dhe Detin e Karaibeve. Operacionet ushtarake kanë nisur që nga shtatori i vitit 2025 dhe, sipas autoriteteve amerikane, janë pjesë e një “lufte” kundër karteleve të drogës që veprojnë nga Amerika Latine drejt tregut të SHBA-së. Disa nga këto grupe janë cilësuar si organizata “terroriste”, ndërsa shpesh përdoret termi “narko-terroristë” për anëtarët e tyre. https://www.vna.al/bota/serish--ajror-amerikan-ne-karaibe-tre-te-vrare-ne-nje-anije-te-dyshuar--i22774

Marinsat amerikanë ndalojnë dhe marrin nën kontroll anijen me flamur iranian në Detin Arabik Forcat e Marinës së SHBA kanë ndërmarrë një operacion për ndalimin dhe marrjen nën kontroll të anijes tregtare “M/V Touska” në Detin Arabik. Sipas Komandës Qendrore të SHBA (CENTCOM), marinsat u nisën me helikopter nga anija amfibe “USS Tripoli (LHA 7)” dhe zbarkuan mbi mjetin lundrues me flamur iranian më 19 prill. Operacioni u krye pasi destrojeri “USS Spruance (DDG 111)” neutralizoi sistemin e shtytjes së anijes. Autoritetet amerikane bëjnë me dije se ndërhyrja erdhi pasi “M/V Touska” nuk iu bind paralajmërimeve të përsëritura të forcave amerikane për një periudhë prej gjashtë orësh.

Kristjan Asllani ia bën sefte në Superligën Turqisë me fanellën e Besiktasit duke shënuar golin e parë. Mesfushori shqiptar ka shënuar gol nga penalltia ndaj Samsunsporit. Asllani shënoi nga 11-metërshi në minutat e fundit, por skuadra e tij u mposht 2:1 në ndeshjen e javës së 30-të në Superligë. Ky ishte goli i parë i lojtarit ‘kuqezi’ me fanellën e klubit turk.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme