Bota 19 Prill 2026, 15:57 Nga VNA

Zelensky kundërshton SHBA-në: Lehtësimi i sanksioneve për naftën ruse financon luftën në Ukrainë

Ndaje në Whatsapp
Zelensky kundërshton SHBA-në: Lehtësimi i sanksioneve për

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kundërshtoi vendimin e Shteteve të Bashkuara për të hequr përkohësisht sanksionet kundër naftës ruse që është tashmë në det, duke thënë se ‘çdo dollar i paguar për naftën ruse është para për luftën’ që Moska po zhvillon kundër vendit të tij.

Të premten, Departamenti i Thesarit i SHBA-së lëshoi një përjashtim të ri që lejonte dorëzimin dhe shitjen e naftës së papërpunuar ruse të sanksionuar në det, në një përpjekje për të lehtësuar presionin mbi çmimet e shkaktuara nga lufta e Iranit.

Zelensky tha se më shumë se 110 cisterna nga flota në hije e Moskës ishin aktualisht në det, duke transportuar mbi 12 milionë ton naftë ruse.

Ai tha se mundësia për të shitur naftën pa sanksione do t'i shtojë 10 miliardë dollarë buxhetit të Rusisë, para që Zelensky tha se ‘konvertohen drejtpërdrejt në sulme të reja kundër Ukrainës’.

Zelensky tha se vetëm këtë javë, Rusia ka ‘lancuar mbi 2,360 dronë, më shumë se 1,320 bomba ajrore të drejtuara dhe gati 60 raketa të llojeve të ndryshme në qytetet dhe komunitetet tona’.

Ai tha se Ukraina, e cila goditi dy rafineri ruse dhe disa objekte të tjera, do të vazhdojë përpjekjet e saj për të prishur industrinë e naftës së Rusisë.

Video

Forcat amerikane kanë ndaluar dhe marrë nën kontroll një anije me flamur iranian pranë Ngushticës së Hormuzit, në ndërhyrjen e parë që nga nisja e bllokadës ndaj Iranit. Sipas US Central Command, marinsat zbarkuan nga ajri mbi anijen “Touska” dhe morën kontrollin e saj. Donald Trump deklaroi se anija refuzoi urdhrin për të ndaluar dhe u godit në dhomën e motorit për ta neutralizuar. SHBA pretendon se anija ishte nën sanksione për aktivitete të paligjshme. Nga ana tjetër, Irani e quajti ndërhyrjen akt piraterie dhe paralajmëroi reagim. Ngjarja vë në pikëpyetje edhe bisedimet e mundshme mes dy vendeve për zgjatjen e armëpushimit.

Tre persona u vranë të dielën në një sulm ajror amerikan ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge në Karaibe, bëri të ditur ushtria amerikane, duke çuar në të paktën 180 numrin e viktimave në kuadër të kësaj fushate në Paqësorin lindor dhe Detin e Karaibeve. Operacionet ushtarake kanë nisur që nga shtatori i vitit 2025 dhe, sipas autoriteteve amerikane, janë pjesë e një “lufte” kundër karteleve të drogës që veprojnë nga Amerika Latine drejt tregut të SHBA-së. Disa nga këto grupe janë cilësuar si organizata “terroriste”, ndërsa shpesh përdoret termi “narko-terroristë” për anëtarët e tyre. https://www.vna.al/bota/serish--ajror-amerikan-ne-karaibe-tre-te-vrare-ne-nje-anije-te-dyshuar--i22774

Marinsat amerikanë ndalojnë dhe marrin nën kontroll anijen me flamur iranian në Detin Arabik Forcat e Marinës së SHBA kanë ndërmarrë një operacion për ndalimin dhe marrjen nën kontroll të anijes tregtare “M/V Touska” në Detin Arabik. Sipas Komandës Qendrore të SHBA (CENTCOM), marinsat u nisën me helikopter nga anija amfibe “USS Tripoli (LHA 7)” dhe zbarkuan mbi mjetin lundrues me flamur iranian më 19 prill. Operacioni u krye pasi destrojeri “USS Spruance (DDG 111)” neutralizoi sistemin e shtytjes së anijes. Autoritetet amerikane bëjnë me dije se ndërhyrja erdhi pasi “M/V Touska” nuk iu bind paralajmërimeve të përsëritura të forcave amerikane për një periudhë prej gjashtë orësh.

Kristjan Asllani ia bën sefte në Superligën Turqisë me fanellën e Besiktasit duke shënuar golin e parë. Mesfushori shqiptar ka shënuar gol nga penalltia ndaj Samsunsporit. Asllani shënoi nga 11-metërshi në minutat e fundit, por skuadra e tij u mposht 2:1 në ndeshjen e javës së 30-të në Superligë. Ky ishte goli i parë i lojtarit ‘kuqezi’ me fanellën e klubit turk.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme