Bota 5 December 2025, 15:50 Nga VNA

Të rinjtë bullgarë rrëzojnë projektbuxhetin me protesta masive dhe kërkojnë dorëheqjen e qeverisë

Ndaje në Whatsapp
Të rinjtë bullgarë rrëzojnë projektbuxhetin me protesta

Të rinjtë në Bullgari po mbushin rrugët në numra të mëdhenj kundër asaj që e quajnë “kleptokraci arrogante”, duke i bërë shumë vetë të besojnë se vendi mund të jetë në një pikë kthese.

Kushdo që dyshon në fuqinë e protestës, mjafton të shohë atë që po ndodh në Bullgari për të kuptuar ndryshimin që mund të sjellë zëri i rrugës.

Më 26 nëntor dhe 1 dhjetor, dhjetëra mijëra protestues, kryesisht të rinj, pushtuan qendrën e Sofies dhe qytete të tjera të mëdha kundër projektbuxhetit 2026, i cili parashikonte rritjen e taksave për sektorin privat për të financuar rritjet e pagave në administratën publike. Kritikët e quajtën këtë një mjet të qeverisë për të forcuar kontrollin mbi administratën, ushtrinë dhe policinë.

Të tronditur nga madhësia e protestave, më 2 dhjetor koalicioni qeverisës – GERB-i populist, socialistët pro-rusë dhe nacionalistët e “Ka Një Popull të Tillë”, të mbështetur nga partia e oligarkut të njohur Delyan Peevski – u tërhoqën dhe anuluan planin e shpenzimeve.

Ashtu siç studentët dolën në krye të protestave në Serbi vitin e kaluar pas një aksidenti fatal në hekurudhë, gjenerata “Z” në Bullgari duket se ka marrë stafetën, pa qenë domosdoshmërisht e lidhur me partitë opozitare pro-reformës, We Continue the Change dhe Democratic Bulgaria.

Tashmë, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe kanë paralajmëruar se do të rikthehen masivisht në rrugë të premten në mbrëmje.

Për vite me radhë, të rinjtë kanë munguar në protestat politike në Bullgari; hera e fundit që numri i tyre ishte i lartë daton në vitet 2013-2014 kur Universiteti i Sofies u pushtua dy herë.

“Ky është një moment kthese në tolerancën e të rinjve ndaj korrupsionit dhe mënyrës si funksionojnë gjërat këtu,” tha sociologia 22-vjeçare Anna Bodakova, e njohur online për kritikat e saj ndaj sistemit arsimor, dhunës në familje dhe politikave qeveritare.

Figura e Peevskit, oligark i sanksionuar nga SHBA sipas Aktit Magnitsky dhe nga Britania për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm, shihet si simbol i lidhjes mes politikës, krimit të organizuar dhe korrupsionit që ka rënduar Bullgarinë për dekada.

Rritja e Peevskit ndez zemërimin

“Që kur ishim në shkollë fillore, kemi parë Peevskin të marrë poste gjithnjë e më të rëndësishme, për të cilat është krejtësisht i papërshtatshëm,” tha Bodakova. Ajo shtoi se buxheti ishte vetëm “katalizatori” i shpërthimit të zemërimit publik.

“Ne duam të qëndrojmë në Bullgari, të punojmë, të krijojmë familje dhe përmes taksave tona të sigurojmë të ardhura për sistemin e pensioneve. Qeveria po i bën këto gjëra qëllimisht të vështira.”

Protestuesit përdorën fuqinë e rrjeteve sociale për të transmetuar drejtpërdrejt protestat, madje duke filmuar huliganë të maskuar që shkaktuan përplasje me policinë – një tentativë, sipas tyre, e orkestruar nga shteti për të diskredituar protestat.

“Mbi të gjitha, kjo gjeneratë ka hequr frikën ndaj Peevskit dhe kontrollit të tij dhe e ka kthyer atë në një meme,” tha Bodakova.

Edhe protestues më të moshuar po ndihen të frymëzuar.

“Para protestës së 26 nëntorit nuk do të kisha thënë kurrë që jam optimist,” u shpreh shkrimtari 48-vjeçar Andrey Velkov. “Por energjia e kësaj proteste ishte ndryshe – Gen Z më në fund është zgjuar.”

Politikë si “fast-food”

Velkov, autor i romanit “Rekuiem për një Shtet”, e përshkruan Bullgarinë si një vend të ngecur në një cikël ku të rinjtë komprometojnë moralin e tyre ndërsa shoqëria pret shpëtimtarin e radhës politik.

Ai thekson se zemërimi popullor nuk duhet të merret si mbështetje e verbër për opozitën pro-BE, pasi edhe ata, sipas tij, kanë zhgënjyer qytetarët me kompromiset e tyre.

“Por nëse kjo energji shoqërore orientohet si duhet, Bullgaria ende ka një shans të bëhet një vend normal europian,” tha Velkov.

“Dhe jo një produkt artificial, një lloj ‘junk food’-i politik, që mbulon një kleptokraci arrogante.”

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme