Lifestyle 5 December 2025, 19:33 Nga VNA

Nga atentati në Rinas te ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan, zv.ministri i Brendshëm: “Ngjarje të tilla ndodhin kudo në botë!”

Ndaje në Whatsapp
Nga atentati në Rinas te ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan,

Zëvendësministri i Brendshëm, Xhemal Qefalia, ka komentuar situatën e kriminalitetit në vend, duke theksuar se ngjarje të rënda si atentatet apo vrasjet ndodhin në çdo vend të botës. I ftuar në programin e drekës në News24, përballë gazetares Ola Bruko, Qefalia deklaroi se emërimi i tij si zv.ministër nuk ka lidhje me atentatin e ndodhur në afërsi të aeroportit të Rinasit.

“Është një vlerësim që ka bërë kryeministri Edi Rama. Ai miratoi qenien time si zv.ministër i Brendshëm. Është një profil që e njoh. Në aktivitetin politik, si anëtar i Komisionit të Sigurisë, kemi miratuar ligje që do t’i duhet t’i ndjekësh nga afër. Do të bëj maksimumin për rritjen e elementëve të sigurisë publike. Nuk lidhet kjo ngjarje me emërimin tim. Ishte një veprim që kishte kohë që kishte nisur. Mbledhja qëlloi që do të ishte në atë datë dhe nuk përputhet me ngjarjen që ndodhi në dalje të aeroportit të Rinasit”, u shpreh Qefalia.

I pyetur për çështjen e sigurisë publike, zv.ministri tha se Shqipëria nuk përbën përjashtim nga vendet ku mund të ndodhin incidente të rënda, duke përmendur edhe raste ndërkombëtare.

“Këto ngjarje kërkojnë tërheqjen e vëmendjes, sepse cënojnë sigurinë publike. Janë ngjarje që ndodhin edhe në vende të ndryshme të botës. Në media pamë pak ditë më parë rastin e sulmit ndaj dy ushtarëve në Shtëpinë e Bardhë, prandaj të tilla ngjarje ndodhin. Por vrasja në Elbasan u zbulua në kohë rekord. Nëse nuk ndodhin ngjarje, i bie të mos ketë polici. Nuk duhet të fokusohemi tek dy ngjarje për të demoralizuar punën e policisë”, theksoi ai.

Video

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme