Bota 1 March 2026, 11:09 Nga VNA

Nga nipi i Khomeinit te Rouhani: gara për pasardhësin e Ali Khameneit

Ndaje në Whatsapp
Nga nipi i Khomeinit te Rouhani: gara për pasardhësin e Ali Khameneit

Teksa është konfimuar vdekja e Ali Khamenei, në Teheran ka nisur të flitet hapur për pasardhjen e tij. Strukturat e shtetit iranian, sipas mediave ndërkombëtare, ishin përgatitur prej kohësh për skenarin e zëvendësimit të Udhëheqësit Suprem.

I pari që reagoi publikisht ishte Ali Larijani, 67 vjeç, aktualisht drejtues i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare. Ai nuk konfirmoi as mohoi lajmet, por paralajmëroi se Irani do t’u japë “një mësim të paharrueshëm” armiqve. Emri i tij është përmendur javët e fundit si një figurë kyçe në periudhën e ndërmjetme (interregnum), nëse vdekja e Khameneit konfirmohet.

Si funksionon tranzicioni

Sipas Kushtetutës iraniane, kompetencat e Udhëheqësit Suprem kalojnë përkohësisht te një këshill prej tre personash: presidenti, kreu i gjyqësorit dhe një anëtar i Këshillit të Gardianëve. Më pas, Asambleja e Ekspertëve – 88 klerikë të zgjedhur çdo tetë vite – emëron pasardhësin.

Megjithatë, vlerësimet e inteligjencës perëndimore dhe analistëve iranianë theksojnë se Garda Revolucionare (pasdaranët) do të ketë rol vendimtar në Iranin pas-Khamenei. Sipas raportimeve, vetë Khamenei kishte kërkuar nga drejtuesit civilë dhe ushtarakë të propozonin lista me emra të mundshëm për të garantuar vazhdimësinë e sistemit.

Emrat në lojë

Përveç Larijanit, një tjetër figurë e fortë është ish-presidenti Hassan Rouhani, i konsideruar si më moderat brenda sistemit. Arkitekti i marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 me SHBA-në e Barack Obamës, Rouhani ka përvojë të gjatë në aparatin shtetëror dhe mbështetje në qarqe të caktuara fetare.

Një tjetër kandidat potencial është Hassan Khomeini, nipi i ajatollahut që themeloi Republikën Islamike në vitin 1979. Ai ka kredenciale fetare dhe politike, si dhe mbështetje brenda strukturave tradicionale të regjimit.

Ndërkohë, pavarësisht spekulimeve periodike, djali i Khameneit, Mojtaba, nuk konsiderohet kandidat real, pasi vetë Udhëheqësi Suprem ka deklaruar se nuk dëshiron një trashëgimi dinastike.

Një betejë e ashpër

Manovrat për pasardhjen kishin nisur prej kohësh, por një tranzicion i mundshëm pritet të jetë i tensionuar, me përplasje mes fraksioneve të ndryshme të Gardës Revolucionare dhe brenda vetë klerit shiit.

Megjithatë, e panjohura më e madhe mbetet reagimi i shoqërisë iraniane – e goditur nga represioni i viteve të fundit, por me kërkesa të forta për ndryshim.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme