Kronika 2 March 2026, 21:37 Nga VNA

Arrestohet Gazmend Buçpapa për vrasjen me thikë të Egli Pashollarit

Ndaje në Whatsapp
Arrestohet Gazmend Buçpapa për vrasjen me thikë të Egli

Arrestohet Gazmend Buçpapa, i cili goditi për vdekje me thikë Egli Pashollarin. Ngjarja ndodhi disa ditë më parë dhe krimi u krye në sy të bashkëshortes së autorit të dyshuar, e cila sipas hetuesve dyshohet të ketë qenë edhe shkak i përplasjes mes Buçpapës dhe ish-gardianit të burgut 313.

Buçpapa u arrestua në kuadër të aksionit të koduar “Distanca”.

“Autori, shtetasi G. B., u mbajt në mbikëqyrje teksa fshihej në një banesë në Tropojë”, njoftoi policia.

Ngjarja ndodhi më datë 20.02.2026, gjatë një konflikti në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, ku dy palët u përplasën dhe nga goditja me thikë humbi jetën ish-gardiani.

40-vjeçari Buçpapa akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme